Politike

Basha: Largimi im nga PD, shanc për bashkimin e demokratëve

Basha: Politika s’mund të jetë Big Brother, niveli i debatit ka rënë përtok. Gjithçka është e qëllimshme për ti ikur përgjegjësisë

24 Maj 2023, 17:45 Nga m.s
Basha: Largimi im nga PD, shanc për bashkimin e demokratëve
Lulzim Basha me te rinjte

TIRANË- Ish-kryedemokrati Lulzim Basha ka shuar kureshtjen për largimin e tij prej një viti nga jeta politike. I pyetur nga një prej të rinjve se përse ndodhi ky akt, Basha tha se tërheqja është bërë për një interes të madh, kjo për ti dhënë një shanc bashkimit të demoktratëve. Në të njëjtën kohë konfirmoi se ai nuk ka hequr dorë plotësisht nga politika, e ndërsa kjo ka qenë një periudhë reflektimi. Në vazhdën e akuzave, Basha shprehu shqetësimin se niveli i debatit politik është në nivele të ulta, duke e krahasuar me show-n Big Brother.

"Do futemi në një fushë të cilën shpresoja të mbetej për një moment tjetër. Tërheqja që kam bërë para një viti është bërë për një interes të madh, për ti dhënë nje shanc bashkimit të demokratëve. Por nuk kam hequr dorë për mos e lënë kontributin e atyre që më kanë qëndruar në krahë, përfshirë edhe zgjedhjet e 2021. Kam preferuar që të qëndrojë larg syrit të publikut, por kjo nuk do të thotë që kam stakuar, kjo tërheqje më ka shërbyer se sa kohë dhe energji i kam dedikuar halleve dhe problemeve të njerëzve. Kam dalë në një konkluzion të thjeshtë; raporti duhet përmbysur. Çfarë mund të bëjmë për të ndryshuar këtë shoqëri? Politika s’mund të jetë Big Brother, niveli i debatit ka rënë përtok. Gjithçka është e qëllimshme për ti ikur përgjegjësisë. Çfarë mund të diskutosh me dikë që këndon tallava? Pyetja që shtrohet pas këmbanës së alarmin në 14 Maj, do vazhdojmë të shohim teatrin politik, apo do ti kthejmë sytë në 70 përqind të njerëzve që e ndjejnë veten të përjashtuar. Sa më pak kohë me baltën, intrigat që politikanët dhe gjithë energjinë çfarë duhet ta bëjmë që ta shpëtojmë demokracinë.

Unë dua të më besoni që jam serioz të këtë platformë, përmes listës së hapur e keni në dorë ju. Në këtë sistem kemi në dorë të vëmë mekanizmat kushtetues. Mundësia për ta bërë realitet nuk i takon vetëm parlamentit, por edhe qytetarëve. 50 mijë qytetarë mund të vëjënë në lëvizje një referendum popullor: doni lista të hapura: PO apo JO. Doni të bëni realitet votat e emigrantëve: PO apo JO. Këto janë çështje për të cilat shqiptarët nuk kanë pse të presin. Ftesa ime është të bëhemi bashkë për të nsiur një proces transformimi në procesin demokratik. Nuk ka rrugë tjetër", tha Basha.

 

lulzim basha te rinjte demokrate

Sondazh

Poll