Politike

'Zoti kryetar'/ Basha i ndërhyn të riut: Të lutem, unë s'jam më kryetar, mu drejtoni Basha ose Lulzim

Basha tha se ka dhënë dorëheqjen dhe shtoi se ende nuk ka nisur fushata për zgjedhje në PD, duke nënkuptuar mundësinë e kandidimit të tij për kreun e partisë.

24 Maj 2023, 17:09 Nga A.B
'Zoti kryetar'/ Basha i ndërhyn të riut: Të lutem,
Lulzim Basha

TIRANË-Ish-kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, organizoi ditën e sotme një takim me të rinjtë për herë të parë pas më shumë se 1 viti që prej se kur u dorëhoq nga kreu i Partisë Demokratike. Gjatë bashkëbisedimit me të rinjtë, një prej tyre, iu drejtua Bashës me fjalën ‘kryetar’. Ky i fundit reagoi duke thënë se ka dhënë dorëheqjen dhe shtoi se ende nuk ka nisur fushata për zgjedhje në PD, duke nënkuptuar mundësinë e kandidimit të tij për kreun e partisë.

BISEDA:

Basha: Unë kam dhënë dorëheqjen, më thoni zoti Basha t’i lëmë formalitetet

I riu: Duam që ti të jesh kryetari ynë dhe kryeministri ynë i ardhshëm

Basha: Nuk ka nisur akoma ndonjë fushatë, këtu duhet të flasim në mënyrë sa më të relaksuar.

 

lulzim basha

Sondazh

Poll