Politike

Dha dorëheqjen, Alibeaj: Vendimi im nuk lidhet me shifrat pas zgjedhjeve

Alibeaj tha se nuk mund të thuhet se Partia Demokratike ka humbur, pasi sipas tij, këto zgjedhje treguan qartë që ka mbështetës nga votuesit, pasi ata votuan pavarësisht se dihej që partia nuk do mund të fitonte. 

24 Maj 2023, 17:58 Nga A.B
Dha dorëheqjen, Alibeaj: Vendimi im nuk lidhet me shifrat pas zgjedhjeve
Enkelejd Alibeaj

TIRANË- Ish-kryetari i komanduar i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj deklaroi se shifrat pas zgjedhjeve nuk ishin arsyeja se përse ai dha dorëheqjen. Teksa ishte i ftuar ditën e sotme në 'Euronews Albania', ai tha se nuk mund të thuhet se Partia Demokratike ka humbur, pasi sipas tij, këto zgjedhje treguan qartë që ka mbështetës nga votuesit, pasi ata votuan pavarësisht se dihej që partia nuk do mund të fitonte. 

“Largimi nga pozicioni drejtues nuk është i lidhur me shifrat pas zgjedhjeve. Kjo nuk ishte disfatë, Partia Demokratike ka ardhur e ridimensionuar para këtyre zgjedhjeve për gjithçka që ka ndodhur në 1 vit e gjysmë nga një agresion i brendshëm, synimi i të cilës ishte për ta ekzekutuar Partinë demokratike, por në optikën time jo vetëm që nuk është ekzekutuar, por ka mbijetuar.

Ka mbijetuar jo vetëm në çështje shifrash, se votuesit ishin të bindur që nuk po e çonin votën te fituesi, siç do ishte qëndrimi pragmatist, por besuan te kjo bindje, kjo është një mbështetje e Partisë Demokratike të së ardhmes.'

enkelejd alibeaj

Sondazh

Poll