Politike

'MASHTRUESE profesioniste'! Këshilltarja e Gjylametit, mbështetësja e flaktë e Veliajt, si mashtroi publikisht në vitin 2015 (Pamjet)

Në vitin 2015, Deraj prezantohet dhe shprehej e interesuar për të nisur punë në Bashkinë e Tiranës. Veliaj e pyet nëse kishte mbaruar me notat 10, e më pas e i premton punë në bashki.

24 Maj 2023, 17:12 Nga A.B
'MASHTRUESE profesioniste'! Këshilltarja e Gjylametit,
Erion Veliaj dhe Milena Deraj

TIRANË- Këshilltarja e deputetes socialiste në Kuvend, Blerina Gjylametit, Milena Deraj u arrestua ditën e sotme. 30-vjeçja, sipas forcave blu, iu ka marrë shuma të mëdha parash, 3 personave (familjarë), duke i mashtruar se do t’i ndihmonte në një proces gjyqësor dhe gjithashtu ka mashtruar shoqen e saj duke i thënë se do investonte në bono thesari.

Mirëpo, Deraj duket se mashtrimin e paska në 'gjak'. Ajo është bërë e njohur edhe për për një mashtrim tjetër, i cili nuk kap vlera monetare por përfshin kryetarin e tanishëm të bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj. Në 1 Maj 2015, ajo dhe Veliaj inskenuan një dialog fals në fushatën për mandatin e parë për Bashkinë e Tiranës.

Në atë kohë Milena Deraj prezantohet dhe shprehej e interesuar për të nisur punë në Bashkinë e Tiranës. Veliaj e pyet nëse kishte mbaruar me notat 10, e më pas e i premton punë në bashki.

'MASHTRUESE profesioniste'! Këshilltarja e Gjylametit,

Më pas u zbulua se Deraj nuk ishte një e panjohur për kandidatin e Partisë Socialiste, por si pjesë e FRESSH, ajo ishte e angazhuar në stafin e fushatës së kandidatit socialist. E gjithë skena ishte një falsitet dhe mashtrim për konsum në media, teknikë e përdorur shumë shpesh nga socialistët.

'MASHTRUESE profesioniste'! Këshilltarja e Gjylametit,

Ky duket se ishte mashtrimi i parë, pa pasoja i Derajt që me kalimin e viteve e ka rritur pazarin derisa përfundoi në prangat e policisë.

Ekonomistja, ish-punonjësja në Bankën e Shqipërisë e njëkohësisht edhe këshilltarja e Gjylametit arriti të mashtronte Hasan Verracaku, Abedin Verracaku, Shyqyri Verracaku, me pretendimin se do t’u zgjidhte çështjen e masakrës së Velipojës.

Me premtimin se do i ndihmonte në gjyq, Deraj u ka marrë të treve shumën prej 340 mijë eurove me pretendimin se do t’i ndihmonte në gjyq dhe do të ndërhynte për të ulur pozitatat e tyre. Si ish-punonjëse e Bankës së Shqipërisë ajo ka mashtruar një shoqe të sajën, së cilës i ka marrë shumën prej 230 mijë euro në këmbim të bonove të thesarit. Kur shoqja e saj e ka kuptuar se ishte mashtruar dhe nuk po merrte bonot në këmbim të parave është paraqitur në polici për të denoncuar rastin.

Mashtrimet e Derajt duket se nuk morën fund vetëm me një person, por vijoi derisa zhvati edhe shoqen saj. Sigurisht, që Deraj u mbështet edhe tek lidhjet e forta politike që kishte./Dosja.al

milena deraj

Sondazh

Poll