Sport

Napoli i gjen zëvendësuesin! Trajneri Luciano Spalleti që i bëri kampion pas 33 vitesh, ngre supet i habitur…

I mbërritur në verën e vitit 2021 në Napoli, Luciano Spalletti (64 vjeç) ka një shans të mirë për t'u larguar nga skuadra, pavarësisht se fitoi titullin e parë kampion të klubit, pas një pauze 33-vjeçare.

24 Maj 2023, 17:38 Nga DOSJA
Napoli i gjen zëvendësuesin! Trajneri Luciano Spalleti që i

ITALI - Me Luciano Spallettin, i cili nuk e di nëse do të vazhdojë nga kjo verë, Napoli tashmë ka nisur kërkimin për një teknik të ri. Ditët e fundit kanë qarkulluar emra si ata të Antonio Contes, Roberto De Zerbi, apo Gian Piero Gasperini, por lidershipi i kampionëve italianë ka një tjetër favorit.

Bëhet fjalë për Luis Enrique, ish-trajnerin e Spanjës. Tekniku është pa kontratë për momentin, pas ndarjes me iberianët në fund të vitit të kaluar dhe është në ‘pole-posicion’ për postin e trajnerit të Napolit, bën të ditur “La Reppublica”. Në moshën 53-vjeçare, Luis Enrique deri më tani ka drejtuar AS Roma, Celta Vigo dhe Barcelonan.

Spalletti thyen heshtjen…

Ditët e fundit në Itali po qarkullon gjithnjë e më shumë informacioni, se Luciano Spalletti dëshiron të largohet nga Napoli, për shkak të disa keqkuptimeve me presidentin De Laurentiis. I pyetur për të komentuar këtë situatë, tekniku italian “hodhi topin në fushën” e drejtuesve dhe la të kuptohej se vendimi përfundimtar do t'i takojë zyrtarëve.

"Ju duhet të pyesni klubin se çfarë do të ndodhë, jo mua. Unë nuk kam refuzuar asnjë rritje rroge, nuk ka asnjë klauzolë. Nuk kam marrë asnjë propozim nga klubet e tjera. Të gjitha historitë janë të rreme. Klubi duhet ta sqarojë këtë,"- tha Spalletti, në konferencën për shtyp para ndeshjes kundër Interit.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll