Sport

Tenistja bukuroshe Maria Sharapova, ofron 'leksione' falas për nënat e reja… (foto)

“Shumë njerëz mendojnë se bëhet fjalë vetëm për fëmijën, por që ai të ndihet më mirë, duhet të kujdeseni edhe për veten,”- këshillon Sharapova.

24 Maj 2023, 17:12 Nga DOSJA

Tenistja bukuroshe Maria Sharapova, ofron 'leksione' falas për

ANGLI - Maria Sharapova (36 vjeç) u tërhoq nga tenisi në fillim të vitit 2020 dhe dy vjet e gjysmë më vonë u bë nënë për herë të parë. Lojtarja bukuroshe i dha një djalë biznesmenit britanik Alexander Gilkes, të quajtur Theodore. Admiruesit e ish-tenistes besojnë se, krahasuar me kohën kur ajo ishte aktive, se rusja sot duket "e panjohshme".

Së fundmi, “Masha” ka dhënë një intervistë në të cilën ka treguar se si ndryshoi jeta e saj pasi u bë nënë. Ndër të tjera, rusja u ka ofruar të gjitha nënave një këshillë të vlefshme. 

“Shumë njerëz mendojnë se bëhet fjalë vetëm për fëmijën, por që ai të ndihet më mirë, duhet të kujdeseni edhe për veten. Si nënë për herë të parë, është shumë e lehtë të harrosh veten. 

Tenistja bukuroshe Maria Sharapova, ofron 'leksione' falas për

Je e butë me veten! Kur duhet të kujdesesh për dikë, mendoj se bën një punë më të mirë, edhe kur kujdesesh për veten. Ndonjëherë unë ende përkul bicepsin, nuk e di se çfarë, por të paktën jam duke ushtruar. 

Sa më e re dhe më në formë të ndiheni, aq më në formë është mendja dhe trupi juaj, aq më shumë do ta projektoni atë tek të tjerët”,- ka thënë në këshillat e saj Maris Sharapova. 

CV mbresëlënëse e Maria Sharapova

Emri: Maria Yuryevna Sharapova

Pasuria: 196 milionë dollarë (viti 2023)

Mosha: 36 (lindur më 19 prill 1987)

Vendbanimi: Los Anxhelos, Kaliforni, SHBA

Statusi martesor: Beqare (e fejuar me Alexander Gilkes)

Burimet e të ardhurave: të ardhura nga tenisi, reklamat, idetë e biznesit, investimet

Fitimet totale të tenisit: 38.777.962 dollarë

Kontratat reklamuese: Nike, Tiffany, Motorola, Tag Heuer, Land Rover dhe Porsche

Fitimet nga reklamat: 250 milionë dollarë

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll