Politike

Zgjedhjet/ Voton Vjosa Osmani: Ditë historike, për koalicion flasim pas rezultatit, kemi hasur parregullsi (VD)

6 Tetor 2019, 08:49 Nga DOSJA
Zgjedhjet/ Voton Vjosa Osmani: Ditë historike, për koalicion flasim

KOSOVË- Kandidatja e parë grua për kryeministre në Kosovë nga radhët e LDK-së, Vjosa Osmani ka votuar paraditen e sotme.

Pas votimit në një prononcim për mediat, Osmani u shpreh se kishte vërejtur disa parregullsi në procesin e votimit që cënonin vullnetin e qytetarëve. 

“Është ditë historike dhe vendimtare për Kosovën. Kosova do të ketë arsye për të festuar. Qytetarët të shfryqzojnë këtë të drejtë dhe gjithçka të shkojë pa asnjë presion,”– tha Vjosa. 

E pyetur nëse besonte në një koalicion paszgjedhor, kandidatja e para grua u shpreh: Flasim pas rezultatit të sotëm. Jemi informuar për disa parregullsi edhe njëherë bëj thirrje që qytetarët e Kosovës të lihen të votojnë të lirë. Kosova të dëshmojë që ka mundësi të ushtrojë një proces të drejtë dhe demokratik.

Ditën e sotme Kosova zgjedh deputetët e saj të rinj në Kuvend. Plot 1.9 milion qytetarë do të duhet të zgjedhin 4 koalicioneve, 20 partive politike dhe 1 kandidati të pavarur për t’i drejtuar në katër vitet e ardhshme.  Postin e kryeministrit po e synojnë 7 kandidatë nga subjekte të ndryshme politike, mes tyre edhe një grua.

(k.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike vjosa osmani zgjedhjet në kosovë 6 tetor 2019 vjosa osmani zgjedhjet në kosovë 6 tetor 2019

Sondazh

Poll