Politike

Zgjedhjet në Kosovë, voton Gent Cakaj: Jam qytetar i dy shteteve, nuk shqetësohem nga Serbia

6 Tetor 2019, 07:29 Nga DOSJA
Zgjedhjet në Kosovë, voton Gent Cakaj: Jam qytetar i dy shteteve, nuk

KOSOVË– Ministri në Detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme Gent Cakaj ka votuar në Prishtinë në ambientet e shkollës “Shtjefën Gjeçovi”.

Duke i cilësuar votimet si ushtrimin më të frytshëm të demokracisë, Cakaj e ka cilësuar si shumë të rëndësishme këtë ditë për të gjithë qytetarët e Kosovës. Në një prononcim për mediat, Ministri në Detyrë Cakaj ka shpjeguar dhe arsyen e pjesëmarrjes së tij në votime.

“Unë nuk jam thjesht një shtetas i Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Kosovës, por jam edhe një qytetar aktiv i cili beson që fati këtyre dy vendeve është i pandashëm. Qoftë zgjedhjet e qershorit në Shqipëri, qoftë zgjedhjet e tetorit tani pavarësisht dallimeve të dy vendeve kanë diçka të përbashkët, janë shprehje e vullnetit të përgjithshëm politik.” shprehet Cakaj.

I pyetur si e pret një reagim të Beogradit për votimin e tij edhe në Tiranë edhe në Prishtinë Cakaj shprehet se voton në bazë të bindjeve të tij dhe në përputhje me interesat e vendit të tij Kosovë dhe Shqipëri, nuk ka shqetësim për reagimet e Beogradit.

Ditën e sotme Kosova zgjedh deputetët e saj të rinj në Kuvend. Plot 1.9 milion qytetarë do të duhet të zgjedhin 4 koalicioneve, 20 partive politike dhe 1 kandidati të pavarur për t’i drejtuar në katër vitet e ardhshme.  Postin e kryeministrit po e synojnë 7 kandidatë nga subjekte të ndryshme politike, mes tyre edhe një grua.

(k.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike gent cakaj voton zgjedhjet në kosovë 6 tetor 2019 gent cakaj voton zgjedhjet në kosovë 6 tetor 2019

Sondazh

Poll