Politike

Zgjedhjet, voton Albin Kurti, i sigurt për fitore: Le të festojmë masivisht

6 Tetor 2019, 07:56 Nga DOSJA
Zgjedhjet, voton Albin Kurti, i sigurt për fitore: Le të festojmë

KOSOVË– Kreu i Lëvizjes Vetëvendosja, Albin Kurti ka votuar në Fakultetin Jurdik në Prishtinë. 

Në një deklaratë për mediat, Kurti tha se dita e sotme duhet të shijohet nga qytetarët e Kosovës, të cilët duhet që të shprehin vullnetin e tyre.  

Të gjitha përgjigjeve, i përgjigjet populli. Nuk ka rëndësi a je i pasur, i varfër, grua apo burrë, të gjithë jemi të barabartë. Të gjithë ta shfrytëzojnë këtë shans. Uroj votime të lira. Uroj të votojmë e festojmë. Ne do të presim rezultatet në orët e mbrëmjes. Votimin masiv ditën e sotme ta kthejmë në një festë masive,”-tha Kurti.

Ditën e sotme Kosova zgjedh deputetët e saj të rinj në Kuvend. Plot 1.9 milion qytetarë do të duhet të zgjedhin 4 koalicioneve, 20 partive politike dhe 1 kandidati të pavarur për t’i drejtuar në katër vitet e ardhshme.  Postin e kryeministrit po e synojnë 7 kandidatë nga subjekte të ndryshme politike, mes tyre edhe një grua.

(k.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike albin kurti zgjedhjet në kosovë 6 tetor 2019 albin kurti zgjedhjet në kosovë 6 tetor 2019

Sondazh

Poll