Politike

Valbona Sako pret shiritin e ambulancës, komentuesit i nxjerrin të palarat: E ka ndërtuar Dako para dy vitesh

6 Tetor 2019, 08:11 Nga DOSJA
Valbona Sako pret shiritin e ambulancës, komentuesit i nxjerrin të

DURRËS– Kryebashkiakja e Durrësit, Valbona Sako ka inaguruar një qendër shëndetësore në fshatin Xhafzotaj.

Me anë të një postimi në Facebook, Sako shkruan se rinovimi i qendrës është mundësuar falë bashkëpunimit të disa partnerëve të huaj dhe vendas.

Por komentuesit nuk e kanë kursyer Sakon, duke i nxjerrë në pah edhe marifetin e bërë nga ajo. Sipas tyre, qendra shëndetësore ka qënë rindërtuar në kohën e paraardhësit të saj, Vangjush Dakos plot dy vite më parë. 

Komentet:

1. Kjo është një punë shumë e bukur për komunitetin tonë e nderuar znj.kryebashkiake por kjo punë është investim nga ish-kryebashkiaku Vangjush Sako dhe mendoj që ky inagurim është pak i padrejtë sepse të gjithë duhet të marrim meritat tona dhe jo të punojmë në këtë mënyrë.

2. Kjo qendra sikur ka qënë e bërë që në kohën e Vangjush Dakos apo tani prihet shiriti. Gjithsesi ishalla shtohen më shumë investimet

 

Postimi i plotë:

Dosja.al ka kërkuar për komentet të tjera nën postimin e Sakos, por të gjitha janë fshirë duke lënë vetëm ato pozitive që thurin lavde ndaj punës së vjedhur të Dakos. 

(k.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike qendra shendetesore ne durres valbona sako vangjush dako xhafzotaj qendra shendetesore ne durres valbona sako vangjush dako xhafzotaj

Sondazh

Poll