Politike

Mes Haklajve të Tropojës, Meta publikon videon me valle veriore: Nuk u rezitoj dot (Video)

5 Tetor 2019, 17:21 Nga DOSJA
Mes Haklajve të Tropojës, Meta publikon videon me valle veriore: Nuk u

TIRANË– Presdienti Ilir Meta ka vendosur ta kalojë këtë fundjavë në veriun e Shqipërisë. Vetë Meta, ka publikuar një video në rrjetet sociale ku shkruan se nuk u reziston dot valleze të këtij vendi.

Në statusin e tij, Presidenti përmend edhe koreografin Skënder Haklaj, që mban një mbiemër mjaft të njohur në të gjithë veriun e Shqipërisë, për vrasjet e ndodhura mes fiseve në Tropojë në trazirat e vitit 1997.

Ndër rreshta Meta thekson se ka qenë shumë i lumtur që ka marrë pjesë në Koncertin recital “Me vallet më të bukura të Tropojës”.

E ku ka më bukur se ta nisësh fundjavën me energjinë e jashtëzakonshme të Kcimit të Tropojës dhe të tropojanëve fisnikë.
Shumë i lumtur të merrja pjesë dje në Koncertin recital “Me vallet më të bukura të Tropojës” të Mjeshtrit të Madh, koreografit Skënder Haklaj, ku askush nuk i rezistoi dot valleve e këngëve.
Është thelbësore të jemi krenarë për këto thesare të trashëgimisë tonë kulturore, të ruajmë këngët, vallet e traditat dhe t’i trashëgojmë ato brez pas brezi.
Kcimi i Tropojës, kjo pasuri kombëtare që shpalos vlerat patriotike, por dhe krenarinë e fisnikërinë e Alpeve tona, e meriton të promovohet më shumë dhe të bëhet pjesë e UNESCO-s.
1000 vjet valle TR❤POJE! ???”– shkruan Meta krahas videos.

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike ilir meta skender haklaj ilir meta skender haklaj

Sondazh

Poll