Politike

Kujtim Gjuzi s’ka marrë rrogën?! Deputeti në vështirësi ekonomike, kapet duke ngrënë byrek në makinë (Video)

5 Tetor 2019, 17:03 Nga DOSJA
Kujtim Gjuzi s’ka marrë rrogën?! Deputeti në

TIRANË– Deputeti Kujtim Gjuzi është filmuar duke ngrënë një byrek në makinë. Në videon e publikuar nga Gazeta Shqip, Gjuzi shihet në një makinë të thjeshtë, ndryshe nga ato luksozet që reklamon në rrjetet sociale, duke ngrënë një byrek.

Mesa duket deputeti nuk është vërtetë ai i “ML”-së luksoze apo i jahteve që poston në Instagram dhe Facebook.

Mos vallë deputeti po kalon një periudhë të vështirë të financiare? Apo s’ka marrë ende rrogën?

Kjo bie në kundërshtim me jetën që vetë Gjuzi ka deklaruar se ka, duke folur edhe për një sllon (lloj makine, Benz) të para 20 viteve, të cilin e ka akoma në shtëpi.

Të paktën kështu është shprehur vetë kreu i Partisë Konservatore. Ai ka publikuar gjithashtu edhe foto të ndryshme me jahte dhe makina luksi.

Ndër to ne përmendim disa me të cilat ka publikuar edhe foto, të cilat janë: një motor; një Land Rover; një BMW e bardhë; një jaht dhe së fundmi një Ëolfëagen Tuareg.

‘Aksesorë’ këto që të lejojnë të bësh një jetë të mirë e të mos detyrohesh të hash byrek në makinë. Mbase ka pasur thjesht neps…

(F.M/DOSJA.AL)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike gjuzi me byrek ne makine kujtim gjuzi gjuzi me byrek ne makine kujtim gjuzi

Sondazh

Poll