Politike

“Meta është kreu i LSI-së”, Presidenca i hakërrehet Valterit: Lolo, mbylle gojën se të del e shkuara. Hëngre plënca

5 Tetor 2019, 18:08 Nga DOSJA
“Meta është kreu i LSI-së”, Presidenca i

TIRANË– Zëdhënësi i Presidencës u është përgjigjur deklaratave të deputetit Halit Valteri, pasi ky i fundit deklaroi se Ilir Meta s’është Kreu i Shtetit, por i LSI-së.

Në një status në rrjetet sociale, Tedi Blushi e quan Valterin ‘lolo’ dhe e këshillon të mbyllë gojën pasi mund t’i zbulohet e kaluara. Sipas Blushit, Valteri ka qenë i dyshuar për vepra të rënda dhe ka qenë nën survejim nga shërbimet e sigurisë.

Më tej zëdhënësi i Presidencës shprehet se Rilindja nuk mund t’ja blejë dot të shkuarën dhe se larg qoftë, sipas tij, një ditë mund t’i publikohen shumë gjëra.

Blushi shton gjithashtu se deputeti i opozitës së re ka ngrënë plënca me Komisonin e Venecias, dhe sipas tij për këtë arsye flet në emër të tyre.

Reagimi i Tedi Blushit

Për lolon e opozitës së re, i cili mashtroi sot qëllimisht për Draft Opinionin e Komisionit të Venecias, ndoshta ngaqë hëngri plënca me ta në Tiranë (siç mund të provohet edhe me foto): I bëj thirrje Rilindjes t’i lidhë këta pupacë të opozitës së re, si puna e këtij lolos, që i duket vetja se është deputet. Në fakt është thjesht një numër dyshifror në fundin e fundit të listës për deputet.

Një rrogëtar i paligjshëm i Rilindjes që ushqehet me përshesh për të provokuar figurën e Presidentit. I kujtoj këtij pupaci të Rilindjes, që para se të marrë guximin të flasë për Presidentin e Republikës të sqarojë të kaluarën e vet në raport me ligjin dhe t’u thotë shqiptarëve:

Nëse ka qenë apo jo në survejim nga shërbimet e sigurisë? Për çfarë veprash të rënda është dyshuar dhe për cilën arsye është ndjekur nga shërbimet për një kohë të gjatë? Larg qoftë pupac këto raporte publikohen një ditë!! Ndaj lidh gojën se nuk e dimë a ta ble dot Rilindja edhe të kaluarën!

Megjithatë, i kujtoj këtij pupaci që flet në emër të Komisionit të Venecias, ndoshta ngaqë hëngri plënca me ta në Tiranë, siç vërtetohet dhe me foto, se vlera e votës së tij të paligjshme është ZERO ME XHUFKË! Presidenti i Republikës është i vendosur për të mbrojtur Kushtetutën e vitit 1998 dhe nuk ka pupac, që mund t’a ndalojë!

Për të disatën herë, u sqaroj pupacëve dhe gjithë të tjerëve, se fjala tejkalim nuk ekziston në Kushtetutë, por vetëm në planet e votimeve moniste të Rilindjes, të mbështetura çuditërisht dhe nga opozita e re.

Vlera e votës së çdo pupaci të Rilindjes që përfaqëson fundin e fundit të listave të gjithë partive opozitare, pas dorëheqjes së 182 deputetëve dhe kandidatëve të partive opozitare është vetëm një ZERO ME XHUFKË .

Nuk është Presidenti që ka probleme me Kushtetutën por është Kuvendi në gjendje të rëndë antikushtetuese.

Ndaj mazhoranca të reflektojë, t’i shërbejë zgjidhjes së krizës së rëndë që tani, t’i falenderojë pupacët e t’u thotë që shërbimet e tyre nuk vlejnë më!

Tani është koha për të përmbushur kushtet e Bundestagut dhe për të ecur sa më pranë Maqedonisë Veriore!

Ditën e sotme në një intervistë për Top Channel, deputeti Halit Valteri anëtar i Komisionit Parlamentar, që ka marrë nën hetim presidentin Ilir Meta, deklaroi se ky i fundut është Kreu i LSI-së dhe jo i Shtetit.

Dihen qëndrimet e mia ndaj presidentit të Republikës personalisht ndaj tij jo si institucion. Për mendimin tim ai është kryetar i LSI dhe jo kryetar i shtetit tone,”- tha Valteri ndër të tjera.

Valteri i dha përgjigje edhe pyetjes nëse 8 kërkesat e dërguara nga presidenti Komisionit të Venecias dhe vetë-draft opinion paraprak e vështirësojnë hetimin.

Nuk ia vështirëson aspak punën sepse komisioni Venecias shprehet qartë në rekomandimet që jep. Të presim datën 11 dhe të shohim si do të jetë rekomandimi përfundimtar. Nëse ata shprehen që presidenti i Republikës ka tejkaluar kompetencat atëherë nuk mbetet gjë tjetër veçse t’i kalojmë parlamentit për votim shkarkimin e presidentit të republikës dhe më pas vendos gjykata kushtetuese çfarë do të bëhet me fatet e presidentit,”– deklaroi Valteri.

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike halit valteri ilir meta perplasja presidenca-valteri tedi blushi halit valteri ilir meta perplasja presidenca-valteri tedi blushi

Sondazh

Poll