Aktualitet

Grabitën dyqanin në Lushnje, arrestohen 2 autorët para se të arratisen

Këta persona u kapën në flagrancë menjëherë pasi kishin vjedhur disa produkte në dyqanin e shtetasit S. D.

23 Maj 2023, 16:40 Nga A.B
Grabitën dyqanin në Lushnje, arrestohen 2 autorët para se të
Policia

LUSHNJE- Dy persona janë arrestuar në Lushnje. Policia bën të ditur se personat me inicialet D. Y., 29 vjeç, banues në Lushnjë dhe H. Xh., 26 vjeç, banues në Roskovec, janë vënë në pranga.

Këta persona u kapën në flagrancë menjëherë pasi kishin vjedhur disa produkte në dyqanin e shtetasit S. D., teksa tentonin të largoheshin me një automjet që u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, së bashku me sendet e vjedhura. Vijon puna për zbardhjen e vjedhjeve të tjera që mund të jenë kryer nga këta 2 shtetas. 

NJOFTIMI I POLICISË:

Ndërhyrja në kohë e Policisë bëri të mundur arrestimin në flagrancë të 2 autorëve të një vjedhjeje me thyerje në një dyqan në Lushnjë. 2 bashkëpunëtorët u kapën menjëherë pasi kishin kryer vjedhjen, në tentativë për t’u larguar me automjet. Sekuestrohen sendet e vjedhura dhe automjeti.

Si rezultat i reagimit të menjëhershëm të shërbimeve të Komisariatit të Policisë Lushnjë, për një rast vjedhjeje me thyerje, në një dyqan në lagjen "Skënder Libohova", u arrestuan shtetasit D. Y., 29 vjeç, banues në Lushnjë dhe H. Xh., 26 vjeç, banues në Roskovec.

Këta shtetas u kapën në flagrancë menjëherë pasi kishin vjedhur disa produkte në dyqanin e shtetasit S. D., teksa tentonin të largoheshin me një automjet që u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, së bashku me sendet e vjedhura. Vijon puna për zbardhjen e vjedhjeve të tjera që mund të jenë kryer nga këta 2 shtetas. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme procedurale.

lushnje

Sondazh

Poll