Aktualitet

Velipojë/Ushtroi dhunë psikologjike ndaj bashkëshortes, 33 vjeçarit i gjejnë një armë sportive në banesë

Uniformat blu kanë prangosur një 33 vjeçar me inicialet D.Gj, pasi ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj bashkëshortes së tij

23 Maj 2023, 16:12 Nga m.s
Velipojë/Ushtroi dhunë psikologjike ndaj bashkëshortes, 33
rajioni i policise Shkoder

SHKODER- Uniformat blu kanë prangosur një 33 vjeçar me inicialet D.Gj, pasi ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj bashkëshortes së tij. I riu është arrestuar nga policia në Velipojë. Mësohet po kështu se gjatë kontrollit të ushtruar në banesë, iu gjet një armë sportive e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale. Lidhur me këtë rast, materialet i kaluan Prokurorisë së Shkodrës, për veprime të mëtejshme.

Njoftimi nga policia

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër arrestuan në flagrancë shtetasin D. Gj. 33 vjeç, banues në fshatin Luarzë, Velipojë, pasi ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj bashkëshortes së tij. Gjatë kontrollit në banesë, iu gjet një armë sportive, e cila sekuestrua në cilësinë e provës materiale. Materialet proceduriale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.

 

policia shkoder velipoje

Sondazh

Poll