Aktualitet

Negociuan familjarët! Vrau Arian Gosën, vetëdorëzohet në polici pas 2 ditësh Habib Rexha

Rexha u dorëzua pas negociatave të familjarëve me policinë.

23 Maj 2023, 15:36 Nga A.B
Negociuan familjarët! Vrau Arian Gosën, vetëdorëzohet
Habib Rexha

TIRANË- Habib Rexha, 31-vjeçari i akuzuar si vrasësi i Arian Gosës në Kavajë më 21 Maj, është vetëdorëzuar në polici. Rexha u dorëzua pas negociatave të familjarëve me policinë. Ai qëndroi 2 ditë në arrati pasi vrau Arian Gosën në një lokal të Kavajës pasditen e së dielës.

NJOFTIMI I POLICISË:

Në vijim të veprimeve kërkimore të kryera nga strukturat e Komisariatit të Policisë Kavajë dhe ato të DVP Tiranë, për kapjen e autorit të vrasjes së shtetasit A. G., të kryer më datë 21.05.2023, ju informojmë se: Krahas kërkimeve intensive të zhvilluara për kapjen e shtetasit Habib Rexha, strukturat e Policisë negociuan dhe me familjarët me qëllim dorëzimin e këtij shtetasi.

Si rezultat i veprimeve kërkimore, pamundësisë së largimit dhe negociatave me familjarët, shtetasi Habib Rexha u vetëdorëzua në Komisariatin e Policisë Kavajë. Në bashkëpunim me Prokurorinë, vijojnë veprimet hetimore për dokumentimin e plotë ligjor të kësaj ngjarjeje. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Ditën e sotme, familja Rexha kanë kërkuar mbrojtje nga policia, pasi kanë frikë për një hakmarrje të mundshme. Ende nuk është vendosur se çfarë masë do të marrë policia për mbrojtjen e tyre, ndërkohë që familjarët e familjes Rexha kanë theksuar se nuk kanë ndërmend që të lëvizin nga Kavaja. 

Vrasja ndodhi pasditen e djeshme në një lokal në Kavajë, ku Habib Rexha vrau me një plumb në ballë 48-vjeçarin Arian Gosa, i cili ishte duke pirë kafe me babanë e tij. Habibi është vëllai i Altin Rexhës, viktimë e vrasjes me dy viktima në 29 mars 2023. Konflikti banal i fundmarsit pati dy viktima Edmond alias Armand Gosa dhe Altin alias Sali Rexha. Një sherr banal për "pse më sheh ashtu" nga ana e Edmond Gosës acaroi Altin Rexhën. Ky i fundit mori një thikë dhe e plagosi. Në këtë moment, Gosa u përgjigj me armë duke e lënë të vdekur. Gosa janë një mbiemër i "fortë" në Kavajë. Por edhe pse ngjarja ka 2 muaj që ka ndodhur, Policia nuk arriti dot të shmangë hakmarrjen mes dy fiseve./Dosja.al

habib rexha arjan gosa

Sondazh

Poll