Aktualitet

S'bie dakord me masën 'arrest me burg', Suel Çela rekurs vendimit të Gjykatës së Lartë

Suel Çela u ekspozua nga dëshmia e Nuredin Dumanit dhe prej 17 majit të vitit 2022 ndodhet në arrati.

23 Maj 2023, 15:26 Nga A.B
S'bie dakord me masën 'arrest me burg', Suel Çela
Suel Çela

TIRANË- Suel Çela, i kërkuar prej një viti nga SPAK pasi akuzohet për porositjen e atentatit ndaj një biznesmeni në liqenin Artificial në Tiranë por edhe për eliminimin e një tregtari në Elbasan, ka bërë rekurs vendimit të GJKKO që i ka dhënë masën e arrestit me burg.

Çela i cili njihet edhe me emrin Marjus Lulaj nuk pajtohet me masën e sigurisë. Ai kërkon ndryshimin e masës së sigurisë nga ‘arrest me burg’ me një masë më të lehtë sigurie.

Suel Çela u ekspozua nga dëshmia e Nuredin Dumanit dhe prej 17 majit të vitit 2022 ndodhet në arrati.

S'bie dakord me masën 'arrest me burg', Suel Çela

suel cela

Sondazh

Poll