Aktualitet

'Pse nuk po hetoni?'/ Protesta e motrës së Samir Sulës: Këtu ka trafik organesh! Ua kam nisur imazhet, pse nuk i shikoni?

Ajo kërkon të dijë se përse nuk hetohet mungesa e zemrës së tij nga trupi i ardhur nga Spanja, duke ngritur akuza se bëhet fjalë për trafik organesh.

23 Maj 2023, 16:34 Nga a,b
'Pse nuk po hetoni?'/ Protesta e motrës së Samir Sulës:
Motra e Saimir Sules

TIRANË- Motra e Saimir Sulës ka dalë sërish në protestë para Ministrisë së Drejtësisë, ku kërkon nga drejtësia të hetojë mbi rastin e vdekjes së tij. Ajo thotë se përse nuk hetohet mungesa e zemrës së tij nga trupi i ardhur nga Spanja, duke ngritur akuza se bëhet fjalë për trafik organesh.

“Pse heshtni në 3 vite, kjo heshtja juaj më bën të mendoj që këtu bëhet fjalë për trafik organesh. nëse nuk është më thoni ku është zemra e tim vëllai. Pse është kaq e vështirë të bëni një ADN? Zoti Manja, në 3 vite ju heshtët nuk kërkuar llogari homologes në Spanjë për 7 letërporositë e nisura.

Suela Salavaçi prokurore e rastit në Shqipëri, keni rast të hapur për trafik organesh. Më tregoni si do e mbyllni, si do e hetoni, pse nuk e hetoni? Ju kam nisur video nga vdekja e Saimiri, pse nuk keni interes për imazhet e dhunës ku tregohet ai i masakruar nga 8 rojet e spitalit publik në Spanjë?”, deklaron ajo.

saimir sula

Sondazh

Poll