Aktualitet

Pranë ka babain! ME ZË DHE FIGURË- Autori i vrasjes së Arjan Gosës: Me dëshirën time do vetëdorëzohem në Polici

Habib Rexha, krah me të atin thotë se me dëshirë do të dorëzohet në Polici.

23 Maj 2023, 16:12 Nga A.B
Pranë ka babain! ME ZË DHE FIGURË- Autori i vrasjes së Arjan
Habib Rexha dhe babai

KAVAJË-Ky është Habib Rexha, autori i vrasjes së Arjan Gosës. 31-vjeçari u vetëdorëzua në Polici, e kjo tregohet dhe në videon e postuar nga 'Tvklan', ku i riu, krah me të atin thotë se me dëshirë do të dorëzohet në Polici.

'Unë jam Habib Rexha, ky është babai im. Me dëshirën time do të vetëdorëzohem në Polici dhe me kërkesën e familjes time'- thotë autori në video.

Rexha qëndroi 2 ditë në arrati pasi vrau Arian Gosën me plumb në kokë në prani të të atit në një lokal të Kavajës pasditen e së dielës. Menjëherë pas krimit, policia ofroi 10 mijë euro shpërblim për këdo që jepte informacion në lidhje me vendndodhjen e autorit Habib Rexha. 

habib rexha arjan gosa

Sondazh

Poll