Aktualitet

'Luanesha e Isis' dënohet me burg në Itali, shqiptarja ishte pjesë e organizatës terroriste “Luanët e Ballkanit”

Përveç kësaj, në janar të vitit të kaluar ajo ishte e martuar me një ‘muxhahidin’ një 21-vjeçar nga Kosova, i cili kishte lidhje me bombarduesin e Vjenës Kujtim Fejzullahi dhe më shumë se 2000 biseda që nuk lanë asnjë dyshim, sipas aktakuzës, për anëtarësimin e tij në ISIS.

23 Maj 2023, 15:31 Nga a.l
'Luanesha e Isis' dënohet me burg në Itali, shqiptarja ishte
Bleona Tafallari

ITALI- Bleona Tafallai, shqiptarja nga Kosova 21-vjeçare është dënuar me 4 vjet burg nga Gjykata e Apelit të Milanos e akuzuar për vepra terroriste. Mediat italiane raportojnë se Tafallari u arrestua dy vite më parë pasi u zbulua se ishte anëtare në shoqatën terroistë 'Luanët e Ballkanit'. 

Përveç kësaj, në janar të vitit të kaluar ajo ishte e martuar me një ‘muxhahidin’ një 21-vjeçar nga Kosova, i cili kishte lidhje me bombarduesin e Vjenës Kujtim Fejzullahi dhe më shumë se 2000 biseda që nuk lanë asnjë dyshim, sipas aktakuzës, për anëtarësimin e tij në ISIS.

Në pyetjen para gjyqtarit e më pas edhe prokurorëve, e reja mbrohej gjithmonë duke shpjeguar se nuk kishte bërë asnjëherë propagandë, se nuk e kishte menduar asnjëherë “të bëhej kamikaze, as të shkonte për të luftuar”. 

bleona tafallari

Sondazh

Poll