Aktualitet

Theu masën e sigurisë “Arrest në shtëpi” për të shpërndarë kanabis në Vlorë, policia arreston 39-vjeçarin

Gjatë kontrollit fizik dhe atij të ushtruar në banesën e tij, kanë gjetur doza me lëndë të dyshuar narkotike kanabis, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale

23 Maj 2023, 15:15 Nga m.s
Theu masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”
droga e sekuestruar

VLORË- Policia e Vlorës kanë vënë në pranga 39 vjeçarin me inicialet E. O., pasi ka thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”. Burimet zyrtare të policisë njoftojnë se gjatë kontrollit fizik dhe atij të ushtruar në banesën e tij, kanë gjetur doza me lëndë të dyshuar narkotike kanabis, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Nga hetimet ka rezultuar se 39 vjeçari kishte thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, të caktuar nga Gjykata, për veprat penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt” dhe “Largimi nga vendi i aksidentit”, duke dalë jashtë banesës së tij, me qëllim shitjen e dozave të lëndës narkotike.    

Njoftimi nga policia Vlorë

DVP Vlorë

Theu masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, për të shpërndarë doza kanabisi, kapet dhe vihet në pranga 39-vjeçari. Specialistët për Hetimin e Trafiqeve dhe Narkotikëve, në vijim të kontrolleve për kapjen e shtetasve që ushtrojnë veprimtari kriminale në fushën e narkotikëve, bazuar dhe në informacionet e siguruara përmes inteligjencës informative, për një rast të kësaj veprimtarie kriminale, kanë arrestuar në flagrancë shtetasin E. O., 39 vjeç, banues në Vlorë.

Gjatë kontrollit fizik dhe kontrollit në banesën e këtij shtetasi, shërbimet e Policisë kanë gjetur doza më lëndë të dyshuar narkotike kanabis, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale. Nga veprimet hetimore ka rezultuar se ky shtetas kishte thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, të caktuar nga Gjykata, për veprat penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt” dhe “Largimi nga vendi i aksidentit”, duke dalë jashtë banesës së tij, me qëllim shitjes e dozave të lëndës narkotike. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

arrest ne shtepi policia vlore

Sondazh

Poll