Politike

PD ‘ultimatum’ Ramës, Alibeaj: Për cilën bandë punon prokurori Ndoja…që keni frikë t’i përmendni dhe emrin?

5 Tetor 2019, 13:05 Nga DOSJA
PD ‘ultimatum’ Ramës, Alibeaj: Për cilën bandë

TIRANË-P artia Demokratike ka vijuar akuzat në drejtim të kryeministrit Edi Rama dhe qeverisë pas kërcënimeve për prokurorin Arjan Ndoja në lidhje me arrestimin e drejtorit të Kadastrës, Liridon Pula. Enkelejd Alibeaj, në një deklaratë nga selia blu, tha se qeveria ka frikë t’i përmend emrin bandës për të cilën akuzon prokurorin Ndoja.  Alibeaj theksoi në emër të Partisë Demokratike se qeveria duhet të japë informacion publik për këtë bandë, si dhe të sqarojë pozicionin e saj se pse nuk ka denoncuar më herët.

DEKLARATË E PARTISË DEMOKRATIKE, ENKELEJD ALIBEAJ

Sot shqiptarët kanë parë me zë dhe figurë sesa e pafuqishme është qeveria e Edi Ramës për të luftuar me të vërtetë bandat dhe zyrtarët e lidhur me to. Nëpërmjet qëndrimeve burracake të kryeministrit dhe zëvendëskryeministrit, shqiptarët panë sot një qeveri që ka frikë t’i përmendë emrin një bande për llogari të së cilës, si Edi Rama dhe Erjon Braçe denoncuan se punon prokurori i Durrësit, Arjan Ndoja. Dhe ju e dini fare mirë se cili ka qenë qëndrimi i Partisë Demokratike në kohë për prokurorin në fjalë. Ajo që presin sot qytetarët shqiptarë nuk është a ka Erjon Braçe lidhje gjaku me drejtorin e arrestuar të Kadastrës. Kjo nuk ka pikë rëndësie për çështjen në fjalë. Dje dhe sot, Erjon Braçe, bashkë me Edi Ramën, i bënë presion drejtësisë në sallën e gjyqit për të mbrojtur një zyrtar të emëruar nga vetë ata dhe që akuzohet për shpërdorim detyre nga një prokuror, që është në shërbim të bandave të Durrësit- citoj kryeministrin dhe zëvendëskryeministrin e vendit. Ajo që prisnin sot shqiptarët nuk ishte refreni i propagandës bajate se “fajin e ka opozita”. Shqiptarët prisnin sot, që Edi Rama të bënte kryeministrin dhe të kërkonte arrestimin e prokurorit që i shërben bandave, si dhe nxjerrjen para drejtësisë të këtyre bandave, të cilat ai i njohka, por nuk ua përmend emrin.  Është urgjente që Edi Rama të përgjigjet për disa pyetje që sot ia bën çdo shqiptar.

Këtyre pyetjeve Edi Rama duhet t’u japë përgjigje menjëherë. Pjesëmarrja e paprecedente e një zëvendëskryeministri në një seance gjyqësore dhe shantazhi publik nuk i shërben as ligjit, as të vërtetës, as drejtësisë. Ajo është vetëm propagandë që mbron bandat, me të cilat Edi Rama blen vota dhe mban në këmbë pushtetin e tij.

Deklarata e PD vjen pas qendrimit publik të zv.kryeministrit Erion Braçe, i cili doli sot në një konferencë ku tha se Arjan Ndoja arrestoi drejtorin e Kadastrës në Durrës, Liridon Pula, përmes një denoncuesi anonim.  Braçe mohoi akuzat e PD-së për lidhje familjare me Liridon Pulën. Ai theksoi se e ka takuar vetëm dy herë në jetë, për shkak të funksionit të tij. Njëkohësisht zv-kryeministri u shpreh se Pula është shantazhuar nga disa persona para se të shkarkohej nga detyra.

Tensionet vijnë pas gjyqit ku mori pjesë edhe Erion Braçe, ku ish-drejtori të Kadastrës së Durrësit, Liridon Pula u la në burg nga Gjykata. Braçe tha dje deklaroi se prokurori i çështjes Arjan Ndoja është i lidhur me bandat. Liridon Pula u arrestua në zyrë nën akuzat për “Shpërdorim Detyre”, ndërsa u shpall në kërkim edhe ish-drejtori i Legalizimeve, Flamur Gjuzi, për “Shpërdorim Detyre”. Në vend të Pulës është vendosur Arjan Cengu.

(F.g/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike arjan ndoj edi rama erion brace liridon pula prokurori ne durres arjan ndoj edi rama erion brace liridon pula prokurori ne durres

Sondazh

Poll