Politike

Çfarë do të sakrifikonte PD-ja për të zgjidhur krizën? Basha: S’duam asgjë për veten, frigoriferi i shqiptarëve ësht

5 Tetor 2019, 15:56 Nga DOSJA
Çfarë do të sakrifikonte PD-ja për të zgjidhur

TIRANË– Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha foli për situatën politike dhe aktuale në vend.

I ftuar në emisionin “Kjo Javë”, Basha foli edhe për protestat e opozitës. I pyetur nëse do të ketë protesta të tjera, Basha theksoi se ato nuk janë stopuar por vetëm spostuar.

Opozita nuk është ndalur. Ne jemi në krye të detyrës në një moment kritik që po kalon vendi, që shikohet në radhë të parë tek frigoriferi i shqiptarëve, tek ata që nuk mbyllin dot muajin.

Aksioni i opozitës nuk është mjaftuar vetëm me protestat por edhe me takime me qytetarët. Kjo krizë vjen si pasojë e zgjedhjeve jo të lira dhe të ndershme.

Ne kemi përgatititur edhe një platformë brenda koalicionit opozitar me platformën për zgjidhjen e krizës. Protestat nuk janë stopuar por spostuar. Ato janë një mjet për të arritur një qëllim dhe qëllimi ynë është të nxjerrim vendin nga kriza.

Partia Demokratike nuk kërkon asgjë për veten e saj. Të gjitha kërkesat tona janë për zgjidhjen e krizës. ”- tha Basha ndër të tjera.

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike kriza politike lulzim basha kriza politike lulzim basha

Sondazh

Poll