Politike

“I shkoj në zyrë në çdo orë”, Basha flet pas ‘flirtit’ të Ramës: Nuk të pres

5 Tetor 2019, 16:06 Nga DOSJA
“I shkoj në zyrë në çdo orë”, Basha flet

TIRANË– Kryedemokrati Lulzim Bash aka folur pas deklaratës së kryeministrit Edi Rama, i cili është shprehur se ishte i gatshëm t’i shkonte në zyrë Bashës për të arritur në një dialog. I ftuar në emisionin “Kjo javë”, Basha u shpreh se Ramën nuk do ta presë kurrë.

Nuk e pres. Nuk ka shanse të ketë më një tjetër pak PS-PD. Rama ka vënë gjithmonë në prioritet interesat e tij dhe në këtë mënyrë nuk do të ketë kurrë marrëveshje mes nesh,”- tha Basha.

Para pak ditësh, kryeministri Rama u shpreh se do të ishte i gatshëm t’i shkonte edhe në zyrë Bashës për të folur.

Kush dëshiron që të më ketë edhe mua në tavolinë jam gati, kudo, edhe në selinë e PD-së nëse zhvillohet takimi unë shkoj, nuk e kam problem,”– tha Rama para pak ditësh.

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike edi rama lulzim basha edi rama lulzim basha

Sondazh

Poll