Politike

Zgjidhja e krizës politike, Basha tregon ‘formulën’ e opozitës: Të mbahen zgjedhje të parakohshme dhe lokale në një d

5 Tetor 2019, 16:18 Nga DOSJA
Zgjidhja e krizës politike, Basha tregon ‘formulën’ e

TIRANË– Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha është shprehur se Shqipëria mund të dalë nga kriza vetëm me një kusht. 

I ftuar në emisionin “Kjo javë”, Basha tha se ngërçi politik mund të zgjdhet nëse mbahen zgjehdje të parakoshme dhe lokale në të njëjtën datë.

“Bashkë me opozitën kemi diskutuar për platformën. Kjo do të jetë një formë presioni ndaj qeverisë. Protestat nuk janë hequr nga axhenda e PD-së. Protesta ka patur përditë, në Tiranë, Shkodër, Vlorë etj. Qëllimi është t’u shërbejmë njerëzve. Zgjedhjet e parakohshme parlamentare të mbahen në një ditë me ato lokale.

Shqipërisë i janë shtuar kushtet. Dështimet kanë vulën e Edi Ramës dhe qeverisjes së tij. Ato tregojnë krizën e rëndë të vendit.  Shqipëria po mbahet në vendnumëro nga Rama. Kushtet i janë vënë Ramës,”– tha Basha ndër të tjera.

Kreu i PD-së shtoi më tej se kushtet e vendosura nga Bundestangu tregojnë dështimin e Ramës. 

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike edi rama kriza politike lulzim basha edi rama kriza politike lulzim basha

Sondazh

Poll