Politike

Braçe-PD-së: Liridon Pulën nuk e kam kushëri, dy herë e kam takuar, këtë do ta shohim në gjykatë

5 Tetor 2019, 10:26 Nga DOSJA
Braçe-PD-së: Liridon Pulën nuk e kam kushëri, dy herë

Tiranë- Erion Braçe ka deklaruar se të gjithë ata talebanë politikë që duan e akuzojnë se ka lidhje fisnore me Liridon Pulën, thotë se do të përballet në gjykatë.

“Unë gruaja, ime, motra ime, familjet tona, krushqitë e tyre, në rreth të parë dhe të dy dhe në rreth në pafund nuk kam lidhje me drejtorin e Kadastrës. Talebani që artikuloi këtë dje do të vijë ta provojë në gjykatë këtë. Ky do të jetë fillimi për të, me këta talebanë politikë. Drejtorin e ASK-së në Durrës nuk e kam futur unë në sistem.  E kam takuar vetëm dy herë gjatë jetës sime, në muajin maj dhe qershor. Kemi qenë bashkë em disa qytetarë dhe herën e dytë këtu në kryeministri. Kamerat e dy institucioneve mund ta dëshmojnë, kam folur vetëm njëherë javën e shkuar në telefon.  Është gabimi i m që e kam njohur kaq vonë prokurorin Ndoji nuk kam pasur asnjë kontakt dje. Nuk e kam njohur”, u shpreh Braçe. 

Partia Demokratike nëpërmjet ish-deputetit të saj Enkelejd Alibeaj akuzoi kryeministrin Rama dhe krahun e tij të djathtë Erion Braçe se kanë ushtruar presion politik ndaj prokurorëve dhe gjykatës së Durrësit për të mos arrestuar ish-drejtorin e Kadastrës së Durrësit Liridon Pula.

Ditën e sotme në një konferencë për mediet, Braçe akuzoi prokurorin Arjan Ndoji se gënjeu në gjykatë për personin që ka bërë padinë ndaj Liridon Pulës. Ai theksoi se kallëzuesi është anonim dhe jo pronar, apo investitor i pronave në Gjirin e Lalëzit. Sipas tij, ish-drejtori i ASK-së nuk përmendet në asnjë resht në padi dhe madje është shantazhuar para se të shkarkohej.

J.V/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike erion brace liridon pula prokurori ne durres erion brace liridon pula prokurori ne durres

Sondazh

Poll

Politike 4 Tetor 2019, 18:47

TIRANË– Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi e ftuar në emisionin “Java” foli për djegien e mandateve. E pyetur...