Politike

“Ik nga Durrës ik tani, sa para do”, Braçe: Si u shantazhua Liridon Pula para shkarkimit (VD)

5 Tetor 2019, 10:21 Nga DOSJA
“Ik nga Durrës ik tani, sa para do”, Braçe: Si u

Tiranë-Erion Braçe tregon shantazhet që sipas tij i janë bërë Liridon Pulës pak ditë para shkarkimit. Ai ka deklaruar se i ka ofruar edhe para,madje i kanë kërkuar që të largohej edhe nga qyteti i Durrësit.

“Dështim më të madh për drejtësinë nuk kam. Ky është akti i fundit që ka ndodhur pas shantazhimit të Pulës, herë me para dhe herë tjetër brutalisht, i thanë: ” Ik nga Durrës ik tani, sa para do”. Në Durrës prokurori i gjykatës, apo politikanë të tjerë duan të bëjnë politikën e kuadrit. Nuk do të jemi kurrë si ata, për të pasur akses kriminal në zyrat e  shtetit.”, u shpreh Braçe.

Një ditë më parë Erion Braçe pasi mori pjesë në seancën gjyqësore ndaj Liridon Pulës, ish-drejtori të Kadastrës së Durrësit, deklaroi se prokurori i çështjes Arjan Ndoj është i lidhur me bandat.

Ditën e sotme në një konferencë për mediet, Braçe akuzoi prokurorin Arjan Ndoji se gënjeu në gjykatë për personin që ka bërë padinë ndaj Liridon Pulës. Ai theksoi se kallëzuesi është anonim dhe jo pronar, apo investitor i pronave në Gjirin e Lalëzit. Sipas tij, ish-drejtori i ASK-së nuk përmendet në asnjë resht në padi dhe madje është shantazhuar para se të shkarkohej.

J.V/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike arjan ndoj erion brace liridon pula prokurori ne durres arjan ndoj erion brace liridon pula prokurori ne durres

Sondazh

Poll

Politike 4 Tetor 2019, 18:47

TIRANË– Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi e ftuar në emisionin “Java” foli për djegien e mandateve. E pyetur...