Bota

Pistë e re për zhdukjen e Maddie McCann, britanikët do kontrollojnë një digë artificiale në Portugali

Kërkimet për prova do të përqendrohen edhe pranë qytetit të Silves.

22 Maj 2023, 16:17 Nga k.m.
Pistë e re për zhdukjen e Maddie McCann, britanikët do
Maddie McCann

PORTUGALI- Vazhdon hetimi për rastin e Maddie McCann, e cila u zhduk në vitin 2007 teksa ishte me pushime me prindërit e saj në Portugali. Sipas mediave britanike, policia gjermane ka nisur të inspektojë një digë artificiale të një rezervuari në Algarve, të cilin dyshohet se Cristian Brueckner e ka hedhur trupin e saj. Kërkimet për prova do të përqendrohen edhe pranë qytetit të Silves.

Hetuesit e Scotland Yard shkuan gjithashtu në vendngjarje, por vetëm për të kryer një "punë vëzhgimi". Operacioni në rezervuarin e Silves vjen pas inspektimit të tre puseve të kryer në vitin 2020 edhe në zonën e Algarve. Kërkimi do të zgjasë të paktën dy ditë dhe do të jetë operacioni i parë i madh i këtij lloji që nga qershori 2014, kur policia britanike mori lejen për të gërmuar në Praia da Luz, duke përfshirë përdorimin e qenve të trajnuar për të zbuluar trupat e groposur.

Një ekip zhytësish do të futen thellësitë e digës Barragem do Arade, por gërmimet do të zhvillohen edhe në pyjet pranë rezervuarit. E gjitha kjo pasi një shofer kamioni tha se pa një grua që i dorëzoi një burri një vajzë të vogël si Madeleine McCann dy ditë pasi ajo u zhduk nga apartamenti i saj i pushimeve më 3 maj 2007.

maddie mccann

Sondazh

Poll