Bota

Scholtz preferon Bidenin: Dua që t'i fitojë ai zgjedhjet

Sondazhet e fundit përpara zgjedhjeve presidenciale të vitit 2024 tregojnë se Biden kryeson rivalët e mundshëm republikanë, Trump dhe guvernatorin e Floridës, Ron DeSandis.

22 Maj 2023, 16:14 Nga k.m.
Scholtz preferon Bidenin: Dua që t'i fitojë ai zgjedhjet
Olaf Scholz

BERLIN- Kancelari gjerman Olaf Scholz preferon Joe Biden si president të SHBA-së sesa paraardhësin e tij, Donald Trump, duke shtuar se do të donte ta shihte atë të rizgjedhur për një mandat të dytë 4-vjeçar.

Duke iu përgjigjur pyetjes së një studenti gjatë vizitës në një shkollë fillore pranë Berlinit, Scholz tha: Unë mendoj se presidenti aktual është më i mirë, prandaj dua që ai të rizgjidhet.

Po ashtu, sondazhet e fundit përpara zgjedhjeve presidenciale të vitit 2024 tregojnë se Biden kryeson rivalët e mundshëm republikanë, Trump dhe guvernatorin e Floridës, Ron DeSandis.

olaf scholz

Sondazh

Poll