Bota

Takimi me Vjosa Osmanin/ Senatori amerikan Chris Murphy: Aleanca Kosovë-SHBA e fuqishme, e qendrueshme dhe jetike

Senatori Murphy theksoi se janë këtu për të siguruar që SHBA do të bëjnë gjithçka që është e mundur që Kosova të mbahet në rrugëtimin drejt institucioneve trnasatlantike dhe BE, teksa vlerësoi  marrëveshjet e fundit ku përfshin edhe njohjen e ndërsjellë të dokumenteve zyrtare, por edhe hapave të vështirë që duhet të ndërmirren nga të dyja palët.

22 Maj 2023, 15:40 Nga a.l
Takimi me Vjosa Osmanin/ Senatori amerikan Chris Murphy: Aleanca
Takimi Vjosa Osmani dhe senatorët amerikanë

KOSOVË- Pas takimit me presidenten e vendit, senatori amerikan Chris Murphy ka shprehur falenderime për mikpritjen ndërsa njoftoi se së bashku me senatorin Peter është duke zhvilluar vizitë njëjavore në rajon. Gjatë fjalës së tij Murphy tha se aleanca mes dy vendeve është e fuqishme, e qëndrueshme dhe jetike. 

“Kjo aleancë është e fuqishme, e qëndrueshme dhe jetike”, ndërsa shtoi se nuk është e rastësishme që Kosova është rreshtuar e opera kundër agresionit rus në Ukrainë, por edhe në ndihmën në evakuimin e aleatëve tanë nga Afganistani.

Senatori Murphy theksoi se janë këtu për të siguruar që SHBA do të bëjnë gjithçka që është e mundur që Kosova të mbahet në rrugëtimin drejt institucioneve trnasatlantike dhe BE, teksa vlerësoi  marrëveshjet e fundit ku përfshin edhe njohjen e ndërsjellë të dokumenteve zyrtare, por edhe hapave të vështirë që duhet të ndërmirren nga të dyja palët.

“Serbia duhet të ndalojë ta pengojë Kosovën për të qenë pjesë e organizatave ndërkombëtare”, ndërsa shtoi se zotimet e marra nga marrëveshjet e arrira duhet të realizohen sa më shpejtë që është e mundur. 

Të dy sentaorët pas pak pritet të zhvillojnë një takim edhe me kryeministrin Kurti. 

vjosa osmani chris murphy

Sondazh

Poll