Bota

Gjenocidi i Serbisë në Kosovë/ Konjufca: Padia është gati! Seanca e radhës të mërkurë

Për padinë ndaj Serbisë për krime lufte në Kosovë, ka folur edhe shefi i grupit parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri.

22 Maj 2023, 15:47 Nga a.l
Gjenocidi i Serbisë në Kosovë/ Konjufca: Padia është
Glauk Konjufca

KOSOVË- Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca ka deklaruar Kosova është afër përfundimit të padisë kundër gjenocidit të Serbisë ndaj popullit të Kosovës. Konjufca pas mbledhjes së kryesisë së Kuvendit, ka thënë se për padinë ndaj Serbisë janë konsultuar edhe personat më të rëndësishëm profesional.

“Prej ditës kur është bërë ndryshimi i madh dhe ka ardhë një qeverisje e re, është punuar pandërprerë, çdo ditë, edhe sot dhe mund të konstatoj që kjo është shumë afër. Nuk mund të jap muaj apo kohë të caktuar veç se e di që është bërë një punë e madhe deri tash, janë konsultuar edhe personat më të rëndësishëm profesional, që kanë njohuri në këtë fushë për ndërtimin e një padie profesionale kundër gjenocidit të Serbisë ndaj popullit të Kosovës dhe mendoj që është bërë një punë e mirë deri tash, është afër por për të gjitha hollësitë ua shtroni pyetjen Qeverisë“, tha ai. 

Për padinë ndaj Serbisë për krime lufte në Kosovë, ka folur edhe shefi i grupit parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri.

“Sikur shumë procese tjera jotransparence as për këtë nuk e dimë asgjë sepse nuk kemi qenë të involvuar dhe nuk e dimë as kjo shumë afër çka nënkupton, ku janë afër, çka është përgatit, kush janë ato ekipe që kanë punuar dhe thjesht nëse janë shumë afër mund të them se është një lajm i mirë“, tha ai.

Konjufca ka njoftuar se seanca e radhës do të mbahet të mërkurë, ku do të shqyrtohen rreth 30 pikat e papërfunduara nga seancat e kaluara, ndërsa shtoi se nuk kishte kuorum për seanca të reja. Sipas tij, punën e Kuvendit po e vështirëson qasja e opozitës që nuk po marrin pjesë në votim dhe pushimit të lehonisë së deputeteve nga pozita. 

glauk konjufca

Sondazh

Poll