Bota

Takimi me senatorët amerikanë/ Osmani: Kosova partner kyç i SHBA-së! Nuk do t'i shmangim detyrimet tona

Ajo ka garantuar se Kosova do t’i zbatojë të gjitha marrëveshjet e arritura në dialog dhe nuk do t’i shmangë detyrimet e saj.

22 Maj 2023, 15:32 Nga a.l
Takimi me senatorët amerikanë/ Osmani: Kosova partner kyç i
Vjosa Osmani dhe dy senatorët

KOSOVË- Pas takimit me një delegacion të Kongresit amerikan të përbërë nga senatorët, Chris Murphy dhe Gary Peters, presidentja e Kosovës Vjosa Osmani deklaron se Kosova është partnere strategjike e SHBA-së. Ajo ka garantuar se Kosova do t’i zbatojë të gjitha marrëveshjet e arritura në dialog dhe nuk do t’i shmangë detyrimet e saj.

“Ky takim i sotëm vjen nga vizita që kisha në ShBA. Marrëdhënia e Kosovës me ShBA-në është e rëndësishme dhe ekzistanciale. Të dy dhomat e senatit kanë luajtur rol kyç. Kosova është partnerë kyç i ShBA-së. Kosova luajtur kyç edhe në politikën e jashtme, duke vënë sanksione ndaj Rusisë pas luftës në Ukrainë si dhe strehimi i refugjatëve sirianë e afganë. Sa i përket marrëveshjes në Bruksel dhe Ohrit, Kosova nuk do t’i ik detyrimeve të saj. Kosova do t’i zbatojë të gjitha detyrimet e saja që janë si rezultat i dialogut. Multietniciteti është vlerë e mishëruar në Kushtetutën tonë”, tha ajo. 

Dy senatorët amerikanë rreth orës 15:30 do të zhvillojnë një takim me kryeministrin Albin Kurti. 

 

 



vjosa osmani

Sondazh

Poll