Bota

Asambleja Parlamentare e NATO-s njeh krimet ruse në Ukrainë si gjenocid

Kreu i delegacionit të Ukrainë në asamble, Yehor Cherniev deklaroi seAsambleja Parlamentare e NATO-s (NATO PA) ka njohur njëzëri si gjenocid krimet e Rusisë kundër Ukrainës.

22 Maj 2023, 16:01 Nga a.l
Asambleja Parlamentare e NATO-s njeh krimet ruse në Ukrainë si
Ushtar ukrainas

UKRAINË- Kreu i delegacionit të Ukrainë në asamble, Yehor Cherniev deklaroi seAsambleja Parlamentare e NATO-s (NATO PA) ka njohur njëzëri si gjenocid krimet e Rusisë kundër Ukrainës. Ai shtoi se NATO do të japë një deklaratë në mbështetje të anëtarësimit të Ukrainës gjatë Samitit të ardhshëm të Vilniusit, shkruajnë mediat e huaja.

"Në seancën e Asamblesë së Luksemburgut, ne arritëm të miratojmë një deklaratë jashtëzakonisht të fortë që do të ketë pasoja të gjera politike. Kjo është fitorja jonë diplomatike. Të gjitha dëshirat tona kryesore në lidhje me tekstin përfundimtar të deklaratës janë marrë parasysh," tha Cherniev.

Deklarata përfshin mbështetjen për një gjykatë ndërkombëtare për krimet e luftës ruse, zotimin për të ndihmuar Ukrainën të arrijë fitoren, një angazhim për të rivendosur integritetin territorial të Ukrainës, zbatimin e sanksioneve të mëtejshme dhe një "Plan Marshall" për të ndihmuar në rivendosjen e ekonomisë së vendit. 

lufta ukraine-rusi

Sondazh

Poll