Bota

Presidencialet në SHBA/ Scholz: Biden është më i mirë se Trump, duhet të rizgjidhet

Sondazhet e fundit tregojnë se Biden ka një avantazh ndaj sfiduesve të mundshëm republikanë Donald Trump dhe Ron DeSantis ndërsa zgjedhjet presidenciale të 2024 në SHBA po afrohen. 

22 Maj 2023, 16:07 Nga a.l
Presidencialet në SHBA/ Scholz: Biden është më i mirë
Olaf Scholz

GJERMANI-  Kancelari gjerman Olaf Scholz ka shprehur mbështetjen e tij ndaj presidentit amerikan Joe Biden për zgjedhjet presidenciale në SHBA. Ai tha se dëshiron që ai të rizgjidhet për një mandat të dytë në detyrë, shkruajnë mediat e huaja.

"Unë mendoj se presidenti aktual është më i mirë, kështu që unë dua që ai të rizgjedhet", tha ai. 

Sondazhet e fundit tregojnë se Biden ka një avantazh ndaj sfiduesve të mundshëm republikanë Donald Trump dhe Ron DeSantis ndërsa zgjedhjet presidenciale të 2024 në SHBA po afrohen. 

olaf scholz

Sondazh

Poll