Bota

Samiti i G7/ Aleatët do dërgojnë avionë F-16 në Ukrainë, Biden miraton trajnimin e pilotëve

Trajnimi i pilotëve ukrainas kuptohet që do të zhvillohet jashtë vendit, në Evropë dhe do të zgjasë disa muaj. Ky proces ka nisur tashmë me testimin e pilotëve ukrainas dhe do të vazhdojë në javët në vijim.

21 Maj 2023, 11:06 Nga f.i
Samiti i G7/ Aleatët do dërgojnë avionë F-16 në
Biden dhe Zelenksyy

UKRAINË- Në ditët e para të samitit të G7, Joe Biden foli për paketën me avionë f-16 që vendet aleate do i dërgonin Ukrainës, në mbështetje të sulmeve ruse ajrore. Biden kishte një vijë të kuqe në lidhje me paketën që si duket së fundmi e ka kaluar dhe vendosi të mbështesë trajnimin e pilotëve ukrainas në avionë modernë , përfshirë F-16, i cili do të dërgohet në Kiev nga aleatët perëndimorë, shkruajnë mediat e huaja.

Trajnimi i pilotëve ukrainas kuptohet që do të zhvillohet jashtë vendit, në Evropë dhe do të zgjasë disa muaj. Ky proces ka nisur tashmë me testimin e pilotëve ukrainas dhe do të vazhdojë në javët në vijim.

Theksohet se ky vendim nuk do të thotë se F-16 dhe avionët e tjerë luftarakë do të dorëzohen menjëherë pas përfundimit të trajnimit. Në vend të kësaj, Ukraina do t'i japë SHBA-së dhe aleatëve të saj aftësinë për të dorëzuar avionët më shpejt se sa pritej.

lufta ne ukraine samiti i g7

Sondazh

Poll

Bota 21 Maj 2023, 10:11 k.m.

Po vjen ASTEROIDI JK!

Foto ilustruese SHBA- Një asteroid i quajtur 2023 JK, me madhësinë e një aeroplani komercial, do të kalojë pranë Tok&eum...