Bota

Greqi/ Voton Tsipras: Sot është ditë shprese, të lëmë pas një qeveri arrogante

Pas votimit Tsipras u ka bërë thirrje votuesve të ushtrojnë të drejtën e votës për të lënë pas katër vite të vështira, të vështira pabarazish, padrejtësie, fitime të ndyra, pasiguri në punë, ankande, indinjitet për pensionistët, shënjestrim për të rinjtë.

21 Maj 2023, 10:17 Nga f.i

Greqi/ Voton Tsipras: Sot është ditë shprese, të

GREQI- Kreu i SYRIZA-s, Aleksis Tsipras ka votuar në qendrën e votimit në Kipseli. Pas votimit Tsipras u ka bërë thirrje votuesve të ushtrojnë të drejtën e votës për të lënë pas katër vite të vështira, të vështira pabarazish, padrejtësie, fitime të ndyra, pasiguri në punë, ankande, indinjitet për pensionistët, shënjestrim për të rinjtë.

"Sot është ditë shprese. Qytetarët kanë në dorë mundësinë për të zbatuar kërkesën e mazhorancës për ndryshimin e kursit të vendit. Për të lënë pas katër vite të vështira, të vështira pabarazish, padrejtësie, fitime të ndyra, pasiguri në punë, ankande, indinjitet për pensionistët, shënjestrim për të rinjtë. Të lëmë pas një qeveri arrogante që nuk ndjen nevojat e të shumtëve dhe t’i hapim rrugë një qeverie bashkëpunimi progresiv në një program drejtësie sociale. Për të pasur shpresë për një të nesërme më të mirë. Një qeveri e cila do të ketë fytyra të reja, por mbi të gjitha një etos dhe stil të ri qeverisjeje”, tha ai.

Sot Greqia voton për zgjedhjet parlamentare. Rreth 9.8 milionë grekë janë thirrur për të votuar për qeverinë e re teksa dy partitë kryesore janë ‘Demokracia e re’ e kryeminsitrit aktual Mitsotakis si dhe ‘SIRIZA’ e paraardhësit e tij, Aleksis Tsipras. Sipas sondazheve të fundit, diferenca mes Mitsotakis dhe Tsipras pritet të jetë 6% por rezultati mund të jetë edhe më i ngushtë. Janë 6 parti greke konkurrojnë në kto zgjedhje, ndërkohë që 7 prej kandidatëve për deputetë janë shqiptarë.

zgjedhjet ne greqi 2023

Sondazh

Poll

Bota 21 Maj 2023, 10:11 k.m.

Po vjen ASTEROIDI JK!

Foto ilustruese SHBA- Një asteroid i quajtur 2023 JK, me madhësinë e një aeroplani komercial, do të kalojë pranë Tok&eum...