Bota

Kina dhe Rusia dënojnë deklaratën e samitit të G7-s

Një zëdhënës i Ministrisë së Jashtme në Pekin u shpreh, se “G7 manipulon edhe më tej çështjet që lidhen me Kinën, e diskrediton dhe sulmon Kinën”. Pekini ka shprehur “rezistencë të fortë” në disa nota proteste të dërguara mikpritëses, Japonisë.

21 Maj 2023, 09:55 Nga f.i
Kina dhe Rusia dënojnë deklaratën e samitit të G7-s
samiti i G7

JAPONI- Kina ka shprehur “pakënaqësi të fortë” ndaj deklaratës së samitit të G7-s, kurse për Rusinë vendimet e samitit synojnë vetëm t’i vënë fre këtij vendi.

Kina dhe Rusia kanë reaguar pas deklaratës së samitit të G7 në Hiroshima, Japoni, në të cilën u ngritën akuza kundër Kinës  për shkeljen e të drejtave të njeriut dhe tema të tjera gjeopolitike. Një zëdhënës i Ministrisë së Jashtme në Pekin u shpreh, se “G7 manipulon edhe më tej çështjet që lidhen me Kinën, e diskrediton dhe sulmon Kinën”. Pekini ka shprehur “rezistencë të fortë” në disa nota proteste të dërguara mikpritëses, Japonisë.

Në samitin e G7-s për shkak të vështirësisë në balancimin e interesave të ndryshme kishte vështirësi për gjetjen e një pozicioni të përbashkët ndaj Kinës. Vendet e G7-s i ofruan Pekinit bashkëpunim në çështjen e klimës dhe “marrëdhënia të stabilizuara”, por paralajmëruan nga një Republikë Popullore që po armatoset fort dhe bie në sy për “aktivitete militarizimi” në hapësinën e Azi-Paqësorit. Shtetet G7-s kanë kërkuar nga Pekini që të rrisë presionin ndaj Mokës për të tërhequr trupat nga Ukraina.

Edhe ministri i Jashtëm rus, Sergej Lavrov shprehu pakënaqësinë ndaj deklaratës së samitit të G7-s dhe u shpreh se rezultatet e samitit për dhënien fund të konfliktit në Ukrainë kishin si qëllim t’i vinin “fre” Rusisë. “Shikoni vendimet e diskutuara dhe të marrë në samitin e sotëm në Hiroshona, që duan t’i vënë fre si Rusisë edhe Kinës”, tha Lavrov në një takim të transmentuar në televizionin rus.

Zelensky: Takime për koalicionin e avionëve luftarakë

Në samitin e G7-s, shtetet industrializuara shprehën mbështetjen për Ukrainën për sa kohë të jetë e nevojshme. “Mbështetja diplomatike, financiare, humanitare dhe ushtarake” për Ukrainën e sulmuar nga Rusia duhet të forcohet. Në të njëjtën kohë vendet e G7-s duan të mbyllin boshllëqet që bëjnë të mundur mënjanimin e sanksioneve që janë vendosur ndaj Rusisë./ DW

samiti i g7

Sondazh

Poll