Bota

E pazakontë/ Qytetari grek shkon për të votuar me qenin e tij (FOTO)

Kur burri arriti te kutia e votimit, ai ngriti qenin në krahë dhe së bashku hodhën fletën e votimit në kutinë e votimi.

21 Maj 2023, 10:47 Nga f.i
E pazakontë/ Qytetari grek shkon për të votuar me qenin e tij
votuesi me qen

GREQI- Procesi i votimit për zgjedhjet parlamentare në Greqi ka filluar dhe banorët po ushtrojnë të drejtën e votimit. Gjatë procesit zgjedhor të deritanishëm në Greqi pamjet e një zotërie që nxitoi për të votuar me qenin e tij, janë bërë virale.

Në fakt, qeni ka pritur me durim që pronari i tij të shkonte në kutinë e votimit. Kur burri arriti te kutia e votimit, ai ngriti qenin në krahë dhe së bashku hodhën fletën e votimit në kutinë e votimi.

Sot Greqia voton për zgjedhjet parlamentare. Rreth 9.8 milionë grekë janë thirrur për të votuar për qeverinë e re teksa dy partitë kryesore janë ‘Demokracia e re’ e kryeminsitrit aktual Mitsotakis si dhe ‘SIRIZA’ e paraardhësit e tij, Aleksis Tsipras. Sipas sondazheve të fundit, diferenca mes Mitsotakis dhe Tsipras pritet të jetë 6% por rezultati mund të jetë edhe më i ngushtë. Janë 6 parti greke konkurrojnë në kto zgjedhje, ndërkohë që 7 prej kandidatëve për deputetë janë shqiptarë.

zgjedhjet ne greqi 2023

Sondazh

Poll

Bota 21 Maj 2023, 10:11 k.m.

Po vjen ASTEROIDI JK!

Foto ilustruese SHBA- Një asteroid i quajtur 2023 JK, me madhësinë e një aeroplani komercial, do të kalojë pranë Tok&eum...