Bota

Lufta në Ukrainë/ Zelenskyy konfirmon fitoren ruse në Bakhmut

Presidenti ukrainas duket se konfirmoi se forcat ruse kanë marrë në kontroll Bakhmutin, duke thënë se nuk kishte mbetur asgjë nga qytet

21 Maj 2023, 09:23 Nga f.i

Lufta në Ukrainë/ Zelenskyy konfirmon fitoren ruse në Bakhmut

UKRAINË- Gjatë takimit me Joe Biden, presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy duket se konfirmoi se forcat ruse kanë marrë në kontroll Bakhmutin, duke thënë se nuk kishte mbetur asgjë nga qyteti, shkruajnë mediat e huaja.

I pyetur nëse qyteti i shkatërruar lindor ishte ende nën kontrollin e Ukrainës, Zelensky nuk ishte plotësisht i qartë, por ai tha: “Unë mendoj se jo. Për sot, Bakhmut është vetëm në zemrat tona.

Rusia dhe Ukraina janë duke luftuar në Bakhmut për muaj të tërë. Një dutë më parë kreu i grupit mercenar rus Wagner, Yevgeny Prigozhin, pretendoi se forcat e tij kishin pushtuar qytetin Bakhmut, të cilin Ministria e Mbrojtjes e Ukrainës e mohoi.

Prigozhin ka pranuar se Bakhmut, një qytet që kishte një popullsi prej 70,000 banorësh para luftës nuk ishte i një rëndësie strategjike, por mori një rëndësi të madhe simbolike për shkak të intensitetit të luftimeve dhe viktimave të rënda nga të dyja palët . Rusia ka pasur në kontroll prej kohësh pjesë të mëdha të territorit, por Ukraina ka pasur në kontroll gjithmonë pjesët perëndimore  dhe së fundmi madje ka shpallur fitime të vogla.

lufta ne ukraine samiti i g7

Sondazh

Poll