Bota

E rëndë në SHBA/ Nëna shtatzënë vret djalin e saj 2 vjeç dhe më pas veten

Babai i Lawley ishte ai i cili gjeti vajzën dhe nipin e tij të vdekur.

21 Maj 2023, 10:34 Nga f.i
E rëndë në SHBA/ Nëna shtatzënë vret djalin e saj
Elizabeth Lawley

SHBA- Një ngjarje e rëndë ka tronditur Idaho, në SHBA ku një grua shtatzënë në qëlloi djalin e saj dhe më pas vrau veten. Mediat e huaja shkruajnë se 33-vjeçarja Elizabeth Lawley ishte gjashtë muajshe shtatzënë kur ajo kreu vrasjen dhe vetëvrasje.

Babai i Lawley ishte ai i cili gjeti vajzën dhe nipin e tij të vdekur. Fqinjët thanë se ai u kthye në shtëpi rreth orës 18:00 dhe supozoi se vajza dhe nipi i tij po flinin në një dhomë të veçantë të shtëpisë.

"Në 19 vitet e mia të shërbimit në Shoshone County, nuk e kam parë kurrë komunitetin tonë kaq të thyer. Sot ka qenë një ditë jashtëzakonisht e vështirë për familjen, për zyrën tonë dhe për të gjithë qytetarët. Mund të më mungojë gjumi, por nuk mund të ndalem së menduari se sa e çmuar është jeta. Puthni bashkëshortin tuaj, përqafoni fëmijët tuaj, telefononi prindërit dhe vëllezërit e motrat për t'i bërë të ditur - mos e merrni këtë si të mirëqenë...as edhe për një minutë."-tha Sherifi Holly Lindsey për tragjedinë.

vrasje ne shba nena vret femijen elizabeth lawley

Sondazh

Poll

Bota 21 Maj 2023, 10:11 k.m.

Po vjen ASTEROIDI JK!

Foto ilustruese SHBA- Një asteroid i quajtur 2023 JK, me madhësinë e një aeroplani komercial, do të kalojë pranë Tok&eum...