Bota

Zgjedhjet 2023/ Batuta epike e gjyshes greke: Shpresoj të jetë hera e fundit që votoj!

Gazetari mbeti në një moment, e i tha “jo pse të jetë e fundit”, e më pas i uroi jetë të gjatë.

21 Maj 2023, 09:41 Nga k.m.
Zgjedhjet 2023/ Batuta epike e gjyshes greke: Shpresoj të jetë hera e
E moshuara në Greqi

ATHINË- Greqia voton. Një e moshuar ka marrë vëmendjen e mediave teksa votonte në Serres. Teksa votonte, e moshuara u mor në intervistë dhe tha se shpresonte që kjo të ishte hera e fundit që votonte.

Gazetari mbeti në një moment, e i tha “jo pse të jetë e fundit”, e më pas i uroi jetë të gjatë.

Sot Greqia voton për zgjedhjet parlamentare. Rreth 9.8 milionë grekë janë thirrur për të votuar për qeverinë e re teksa dy partitë kryesore janë ‘Demokracia e re’ e kryeminsitrit aktual Mitsotakis si dhe ‘SIRIZA’ e paraardhësit e tij, Aleksis Tsipras. Sipas sondazheve të fundit, diferenca mes Mitsotakis dhe Tsipras pritet të jetë 6% por rezultati mund të jetë edhe më i ngushtë. Janë 6 parti greke konkurrojnë në kto zgjedhje, ndërkohë që 7 prej kandidatëve për deputetë janë shqiptarë.

zgjedhjet ne greqi 2023

Sondazh

Poll