Bota

Zgjedhjet parlamentare në Greqi/ 80% e grekëve votuan jashtë vendit

Mësohet se 359 nga 506 votues të regjistruar kanë ardhur në Konsullatën e Përgjithshme të Nju Jorkut. Në të njëjtën kohë, procesi i votimit të emigrantëve grekë në Gjermani përfundoi si në pjesën tjetër të Europës.

21 Maj 2023, 09:33 Nga f.i
Zgjedhjet parlamentare në Greqi/ 80% e grekëve votuan jashtë
votimi

GREQI- Procesi zgjedhor për grekët jashtë në të gjithë botën ka shkuar pa probleme dhe me një pjesëmarrje të madhe të votuesve të regjistruar. Mediat greke raportojnë se pjesëmarrja e votuesve arriti në 80%.

Konsulli i Përgjithshëm i Greqisë në Nju Jork, Dinos Konstantinou raportoi për “National Herald” se procesi nisi dhe përfundoi pa probleme. Mësohet se 359 nga 506 votues të regjistruar kanë ardhur në Konsullatën e Përgjithshme të Nju Jorkut. Në të njëjtën kohë, procesi i votimit të emigrantëve grekë në Gjermani përfundoi si në pjesën tjetër të Europës.

Në Gjermani ishin në funksion 17 qendra votimi në 15 qytete për 3326 votues, me numrin më të madh në Berlin, ku ishin regjistruar 679 dhe në Mynih, me 627 të regjistruar.

Sot Greqia voton për zgjedhjet parlamentare. Rreth 9.8 milionë grekë janë thirrur për të votuar për qeverinë e re teksa dy partitë kryesore janë ‘Demokracia e re’ e kryeminsitrit aktual Mitsotakis si dhe ‘SIRIZA’ e paraardhësit e tij, Aleksis Tsipras. Sipas sondazheve të fundit, diferenca mes Mitsotakis dhe Tsipras pritet të jetë 6% por rezultati mund të jetë edhe më i ngushtë. Janë 6 parti greke konkurrojnë në kto zgjedhje, ndërkohë që 7 prej kandidatëve për deputetë janë shqiptarë.

zgjedhjet ne greqi 2023

Sondazh

Poll