Aktualitet

Absurdi me mjetet ‘Retro’, Gonxhja jep leksione në Tik Tok pas emisionit 'Piranjat': Pse për çfarë jemi këtu për bamirësi? S’është han pa porta, mos transmetoni broçkulla

Ai u përgjigjet dhe ndjekësve që i kërkojnë ndihmë për të pajisur me targat ‘Retro’ makinat e vjetra që kanë.

20 Maj 2023, 20:29 Nga F.M
Absurdi me mjetet ‘Retro’, Gonxhja jep leksione në Tik Tok pas
Blendi Gonxhja

TIRANË- Drejtori i Përgjithshëm i Transportit Rrugor, njëkohësisht edhe ideator i “RETRO.AL”, Blendi Gonxhja është futur në rrjetin social Tik Tok për të sqaruar gazetarët e emisionint ‘Piranjat’ që treguan hapur ngërçin në të cilin ndodhen ata që janë të apasionuar pas mjeteve të vjetra. Përmes profilit të tij zyrtar, Gonxhja kërkon llogari nga gazetarët dhe u jep ‘leksione’ për mënyrën se si duhet ta bëjnë një emision, pasi sipas tij, rregullorja përcakton qartë se cila makinë e përfiton statusin ‘Retro’. Komentet e Gonxhjas marrin replikë nga vetë drejtuesit e emisionit në fjalë, por tashmë ideatori i ‘Retro.al’ nuk ka kohë për intervista. Drejtori i DPTRRSH-së nuk ndalet me kaq. Ai u përgjigjet dhe ndjekësve që i kërkojnë ndihmë për të pajisur me targat ‘Retro’ makinat e vjetra që kanë.

Replikat:

Blendi Gonxhja: Bravo Piranjat! Transmetoni gjëra të pasakta pa marrë apo verifikuar informacionet me autoritetin përkatës! Sa keq. Sa joprofesionalë.

Piranjat: Lëre Tik Tokun po na thuaj pse e hoqët rregulloren nga faqja e DPSHTRR sapo u transmetua emisioni? Mendoni ju që nuk e kemi tuajtur me screenshot?

Piranjat: Meqë nuk po na zë gjumi dhe ne dhe ty, a e fiksojmë që sot orën dhe ditën e intervistës?

Blendi Gonxhja: Pra, njëri hedh gurin në lumë e ne tani do duhet të rrimë të gjejmë gurin. Duhej në po atë puntatë të pasqyronit qëndrimin e Retro Albania! Nejse, flm.

Blendi Gonxhja: Pa merak se Renisit do i dali 'frika' nga Retro, e kur të targojë mjetin e tij të parë Retro (siç kanë bërë mbi 600 restroista) do shijojë statusin! Retro s'mund të jetë han pa porta, se përjashtimi nga taksat do kritere. Por ato që Renisi pretendon s'qëndrojnë. Provë keni ata që gëzojnë statusin!

Komentues: Perandor Blendi Gonxhja, vëre dorën në zemër për ne me retro naftë

Blendi Gonxhja: Po këtu nuk është bamirësi, Retro kudo nuk inkurajon autovetura nafte, përveçse kur ka një histori/ngjarje/vlerë unike si mjet. Nuk i kemi për taksi.

Komentuesi: Hahahaha, e bukur kjo, bravo Blendi

Blendi Gonxhja: Rregullorja e Retros ka që prej vitit 2020 që periodikisht përditësohet, sepse është subjekt përshtatjesh, çdo datë ndryshimesh ka protokoll e miratim zyrtar. S'di, sot ka hyrë e shtuna, mbi këtë që po thoni, lehtësisht e verifikueshme të hënën, por nëse bëni një emision mund të merrni dhe opinionin e entit. Tik Tokun e asgjë s'e lë unë se s'marr urdhëra nga ju për këtë, por bëni punën tuaj me dinjitet, duke i dhënë çdo pale zë. Detyrë e medias kjo. Broçkulla, ëebi Retro aty është, kriteret, udhëzimet, e çdo gjë është e verifikueshme në servera e sistem! Nuk ekziston dhe as ka arsye të hiqet gjë!

Komentuesi: A dilet apo jo jashtë shtetit për udhëtim me mjet retro se çfarë thotë njëri s'e thotë tjetri.

Blendi Gonxhja: Natyrisht që dilet rehat. E ke të sqaruar në ëebin ëëë.retro.al, mjafton të bësh një leje ndërkmbëtare e karton jeshil.

Blendi Gonxhaj: Jo ore? DMTH emisionin e bëni vetë siç e doni, pa pyetur fare palën tjetër, kurse tani doni takim. Nuk funksionon kështu. Ju e bëtë tuajën, jokorrekt!

Komentuesi: A mund të më japësh një informacion, kam një Benz ë123 Diesel 1982 pa letra, a mund t'i bëj dot letrat retro?

Ç’u transmetua në emisionin ‘Piranjat’?

Koleksioni ‘Retro.al’ lindi për të jetësuar trashëgiminë unike të makinave të vjetra dhe për t’i shërbyer me lehtësira, komunitetit pasionant të koleksionistëve. Por, realiteti ishte krejt tjetër. Makinat që ia kanë dalë t’i rezistojnë kohës, për fat të keq kanë mbetur të pa targuara, si pasojë e kritereve absurde, të vendosura nga Drejtoria e Përgjithshme e Transporteve. Të njëjtat pengesa kanë hasur edhe koleksionistët më të rinj të mjeteve historike dhe e rrëfejnë këtë gjë përballë gazetarëve. Ata shprehen se janë të detyruar të dokumentojnë çdo lëvizje, kur çdo shërbim të mjetit e bëjnë me shpenzimet e tyre. Ata kërkojnë që gjithçka të bëhet si jashtë Shqipërisë, në mënyrë që tu gëzohen koleksioneve të tyre.

blendi gonxhja

Sondazh

Poll