Aktualitet

Bankat ngadalësuan kreditë/ Në mars u dhanë 150 mln lekë më pas se një vit më parë

Ngadalësimi i kredisë së re ka si shkak kryesor rritjen e normave të interesit nga Banka e Shqipërisë, por dhe pasigurinë e situatës financiare.

20 Maj 2023, 19:33 Nga DOSJA

 

Bankat ngadalësuan kreditë/ Në mars u dhanë 150 mln
Foto Ilustruese

 

TIRANË- Ndërkohë në tre muajt e parë të vitit rënia është edhe më ndjeshme me gati 2 miliardë lekë më pak të disbursuara për individët dhe korporatat. Ngadalësimi i kredisë së re ka si shkak kryesor rritjen e normave të interesit nga Banka e Shqipërisë, por dhe pasigurinë e situatës financiare.

Ndërkohë duke u ndalur tek grupet kryesore që kanë marrë kredi vihet re se bizneset kanë pësuar një ulje të ndjeshme me gati 4 miliardë lekë më pak të marra në vitin 2023, që është kompensuar me 3 miliardë lekë të marrë nga koraporata publike.

Tek bizneset vihet re se kredia është marrë më së shumti për blerje pajisjesh dhe overdraft, dhe më pak për kapital qarkullues.

Sa i përket individëve kredia e re pësoi një rritje me 400 milionë lekë në mars. Rritja ka ardhur e gjitha nga marrja e kredisë në valutë për të blerë pasuri të paluajtshme. Kredia në euro vijon të ketë norma më favorizuese të interesit se ajo në lekë. Ky është dhe një faktor që po ndikon në zhvlerësimin e euros, ndërsa statistikat e agregatëve monetarë tregojnë se leku në qarkullim është zvogëluar.

Gjithashtu indikatori i kredive me probleme ka pësuar një frenim në mars pas rritje së lehtë në fillimvit. Raporti arriti në 5.15% nga 5.16% një muaj më parë, ndërsa nga fundi i vitit të kaluar është rritur me vetëm 0.15%.

Marrë nga TopChannel

kredite ne shqiperi

Sondazh

Poll