Aktualitet

Reshje shiu dhe shtrëngata për nesër, mos harroni çadrat! Si parashikohen temperaturat

Vendi do të ndikohet përsëri nga kushte të paqëndrueshme

20 Maj 2023, 18:31 Nga m.s
Reshje shiu dhe shtrëngata për nesër, mos harroni çadrat!
foto ilustruese

SHQIPËRI- Dita e dielë do të jetë me reshje shiu. Vendi do të ndikohet përsëri nga kushte të paqëndrueshme. Moti parashikohet fillimisht i kthjellët dhe nga orët e mesditës deri ato të pasdites vonë, shtim vranësirash deri të dendura.

Vranësirat do të shoqërohen me reshje shiu me intensitet të ulët ndërsa në relievet kodrinore- malore, reshjet e shiut në periudha afatshkurtra në formën e rrebesheve dhe shtrëngatave.

Në momentin e rrebesheve dhe shtrëngatave, parashikohen edhe shkarkesa të forta elektrike dhe lokalisht breshër.

Reshje shiu dhe shtrëngata për nesër, mos harroni çadrat!

reshje shiu moti tenperaturat

Sondazh

Poll