Aktualitet

Aksident në Vaun e Dejës, e reja me ‘Porsche’ del nga rruga, plagoset bashkë me dy pasagjeret, njëra nga Ukraina

Burime zyrtare nga policia Shkodër njoftojnë se automjeti tip Porsche, me drejtuese një 20-vjeçare me inicialet R.P, ka dalë nga rruga

20 Maj 2023, 18:58 Nga m.s
Aksident në Vaun e Dejës, e reja me ‘Porsche’ del nga
foto nga vendngjarja

SHKODER- Një aksident me pasojë tre të plagosura ka ndodhur në aksin rrugor Shkodër-Lezhë, në fshatin Melgushë, Vau i Dejës. Burime zyrtare nga policia Shkodër njoftojnë se automjeti tip Porsche, me drejtuese një 20-vjeçare me inicialet R.P, ka dalë nga rruga. Si pasojë e aksidentit është dëmtuar drejtuesja e automjetit, një 20 vjeçare banuese në Mali i Jushit, Vau i Dejes, si dhe një 18 vjeçare, banuese në Ukrainë, të cilat janë transportuar për në spital, për ndihmë mjekësore.

Aksident në Vaun e Dejës, e reja me ‘Porsche’ del nga
foto nga aksidenti ku makina ka dale nga rruga

Njoftimi nga policia

Shkodër/ Informacion paraprak.

Në aksin rrugor Shkodër – Lezhë, në fshatin Melgushë, Vau i Dejës, automjeti tip Porsche, me drejtuese shtetasen R.P, 20 vjeçe, ka dalë nga rruga. Si pasojë është dëmtuar drejtuesja e automjetit shtetasja R.P, dhe shtetasja D. N., 20 vjeçe, të dyja banuese në Mali i Jushit, Vau i Dejes, si dhe shtetasja I. K., 18 vjeçe, banuese në Ukrainë, të cilat janë transportuar për në spital për ndihmë mjeksore. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për përcaktimin e rrethanave të aksidentit.

shkodër-lezhë aksident

Sondazh

Poll