Aktualitet

ME VIDEO/ LGBTI+ ‘paralizon' Tiranën, momenti ku policia i shoqëron gjatë gjithë paradës

Forca të shumta policie kanë dalë në rrugë, për të shmangur çdo incident të mundshëm.

20 Maj 2023, 20:02 Nga m.s
ME VIDEO/ LGBTI+ ‘paralizon' Tiranën, momenti ku policia i
Parada e komunitetit LGBTQIA+

TIRANË- Qarkullimi në disa prej akseve rrugore në Tiranë është paralizuar, për shkak të paradës së komunitetit LGBTQIA+. Kjo paradë vjen në vazhdën e aktiviteteve, ku pjestarë të komunitetit kërkojnë të drejta të barabarta, të mos diskriminohen dhe të mos bullizohen. Sikundër duket qartë nga pamjet, forca të shumta policie kanë dalë në rrugë, për të shmangur çdo incident të mundshëm.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by JOQ Albania (@joqalbania)

Parulla me të cilën u mbajt parada këtë vit është "Hape Zemrën". Anëtarë të këtij komuniteti kanë dalë me parrulla të shumta në rrugët e kryeqytetit, e ndërsa uniformat blu ndodhen në çdo aks.

Parada nisi tek instalacioni "REA", për të vazhduar në bllok, më pas tek sheshi "Nënë Tereza" dhe stacioni i fundit ishte tek Kryeministria.

policia tirane lgbtqia

Sondazh

Poll