Aktualitet

“Atje paguesha 150-300 dollarë në muaj", rrëfimi i emigrantit filipinez në Shqipëri: Fëmijë më thonë "tregohu i zoti që të jetojmë"

Ai shprehet se u gëzua shumë kur e telefonuan nga Shqipëria pas aplikimit për punë, e për këtë arsye do të dëshironte të merrte këtu edhe 2 fëmijët e tij që jetojnë ende në Filipine.

20 Maj 2023, 19:28 Nga DOSJA
“Atje paguesha 150-300 dollarë në muaj", rrëfimi i
Samueli

TIRANË- Samueli, një shtetas filipinez i cili jeton dhe punon në Shqipëri si kopshtar ka rrëfye sfidat e tij si emigrant në vendin tonë. Në emisionin Real People në Euronews Albania, Samueli rrëfen se u largua nga vendlindja së bashku me bashkëshorten për arsye ekonomike dhe kushtet e vështira të jetesës.

Ai shprehet se u gëzua shumë kur e telefonuan nga Shqipëria pas aplikimit për punë, e për këtë arsye do të dëshironte të merrte këtu edhe 2 fëmijët e tij që jetojnë ende në Filipine.

Ai tha se fëmijët e telefonojnë dhe e këshillojnë që të tregohet i zoti në punë në mënyrë që ata të ushqehen dhe të arsimohen. Sipas tij, në Filipine mertte vetëm 150 dollarë në muaj dhe ishin të pamjaftueshme për një familje me 4 persona.

“Më morën në telefon dhe më thanë që e pranova punën. Isha shumë i lumtur. Djali im më tha, babai tregohu i zoti në punë që ne të jetojmë. Duhet ta bëja jam babai i familjes dhe duhet të gjeja para për të jetuar, që të jetojnë dhe të arsimohen. Ata jetojnë në Filipine me tezen time”, tha ai. 

 

emigranti filipinas

Sondazh

Poll