Aktualitet

“Defender 23” për herë të dytë në Shqipëri, Ambasada e SHBA tregon detajet e stërvitjes

Stërvitja e përbashkët shumëkombëshe e drejtuar nga Komanda Europiane e SHBA, është projektuar për të ndërtuar gatishmërinë dhe ndërveprueshmërinë midis aleatëve dhe partnerëve të SHBA dhe NATO-s

20 Maj 2023, 18:01 Nga m.s
“Defender 23” për herë të dytë në
Ushtarët dhe pajisjet amerikane janë tashmë në Shqipëri

TIRANE- Ambasada e SHBA-së në Tiranë informon me anë të postimeve në rrjetet sociale se ushtarët amerikanë janë në Shqipëri, për të marrë pjesë në stërvitjen e përbashkët “Defender Europe 23”, e cila do të zhvillohet në Tiranë nga 22 maji deri në 3 qershor.

Ambasada Amerikane në Tiranë ka shpërndarë disa foto nga këto momente. Në postimin në fjalë thuhet se stërvitja e përbashkët shumëkombëshe e drejtuar nga Komanda Europiane e SHBA, është projektuar për të ndërtuar gatishmërinë dhe ndërveprueshmërinë midis aleatëve dhe partnerëve të SHBA dhe NATO-s. Shqipëria do të presë për herë të dytë stërvitjen më të madhe ushtarake në Evropë, “Defender Europe 23”. 

“Stërvitja defender23 rikthehet në Shqipëri! Ushtarët dhe pajisjet amerikane janë tashmë në Shqipëri dhe ne presim me kënaqësi fillimin zyrtar të stërvitjeve këtu javën e ardhshme. Stërvitja e përbashkët shumëkombëshe e drejtuar nga Komanda Europiane e SHBA është projektuar për të ndërtuar gatishmërinë dhe ndërveprueshmërinë midis aleatëve dhe partnerëve të SHBA dhe NATO-s. Më shumë se 20 vende aleate dhe partnere do marrin pjesë në Defender23. Bashkohuni me ne të hënën, më 22 maj në orën 10:00 në sheshin Nënë Tereza në Tiranë”, njofton ambasada.

defender europe 23 shba nato

Sondazh

Poll