Aktualitet

Çështja e hotelit të numëruesit të votave, shkarkohet kreu i IKMT së Vlorës, pritet valë largimesh

Gjithashtu raportohet se Pazaj është zëvendësuar nga një vajzë, ndërkohë që pritet një valë shkarkimesh të tjera.

20 Maj 2023, 19:25 Nga F.M
Çështja e hotelit të numëruesit të votave, shkarkohet
Simbol Pazaj

VLORË- Shkarkohet kreu i IKMT së Vlorës Simbol Pazaj. Dosja.al ka mësuar se arsyeja e shkarkimi ka lidhje me çështjen e hotelit të Fjorentin Belit në Dhërmi, i cili ishte numërues në zgjedhjet lokale, që në këtë bashki u fituan nga kandidati i 'Bashkë Fitojmë', Fredi Beleri. Gjithashtu raportohet se Pazaj është zëvendësuar nga një vajzë, ndërkohë që pritet një valë shkarkimesh të tjera.

Ç'ndodhi në Himarë?

Inspektorët e Mbrojtjes së Territorit kanë rrethuar hotelin e Fjorentin Belit në Himarë dhe kërkuan ta shembin atë. Ngjarja ndodhi dy ditë më parë. Vetë pronarët dhe mbështetësit e tij deklaruan se nuk do të lejojnë që të shembet hoteli dhe ashtu ndodhi. Shembja u pezullua. Inspektorët pretendonin se hoteli është ngritur pa leje, ndërsa pronarët të kundërtën. Ata u shprehën se janë të rregull dhe kanë të gjitha dokumentet e nevojshme.

Operacioni nisi vetëm dy ditë pas zgjedhjeve të 14 majit. Beli ishte një nga numëruesit në Kudhes, zonë ku u vulos fitorja e Belerit, i cili ndodhej pas hekurave në momentin që votohej për të. Beleri u arrestua nën akuzën e shitblerjes së votave. Prokuroria pretendon se ka prova se Beleri po shpërndante 40 mijë lekë të reja për vota. Ai u vu në pranga më 12 maj, në mesnatë, teksa ndodhej në lokalin e tij në Himarë dhe ende ndodhet pas hekurave. Gjykata e ka lënë në burg.

simbol pazaj shkarkohet simbol pazaj

Sondazh

Poll